Ja çfarë fshihet brenda laboratorit sekret të Ukrainës që po shndërrohet në makth për rusët

0
183

Që nga sulmi i forcave ruse ndaj territorit ukrainas shumë vullnetarë ukrainas të profesioneve dhe të moshave të ndryshme kanë kontribuar vullnetarisht në ofensivën e mbrojtjes të Ukrainës duke marrë përsipër detyra të ndryshme. Krijimtari, inovacioni dhe zgjuarsia e ukrainasve në kohët e luftës është ilustruar me sukses gjatë periudhës së këtij konflikti. Një grup studentësh të inxhinierisë mekanike, elektrikë dhe kompjuterike janë mbledhur së bashku në një tunel ku kanë krijuar laboratorin e tyre dhe punojnë ditë e natë për të prodhuar dronë për ushtrinë ukrainase. Me vështirësi të mëdha  por në të njëjtin kohë dhe me një vullnet që është për tu admiruar, këta të rinj modifikojnë dronët komercialë për t’i kthyer më pas në armë. Kjo konfirmon vitalitetin e madh të këtij kombi për t’i rezistuar një agresori të fortë siç është Rusia ku tashmë dihet që kjo e fundit  ka në dispozicion armët luftarake më të sofistikuara. Linja e prodhimit të dronëve të luftës ka lëshuar tashmë mbi 2,500 mjete ajrore pa pilot në pjesën e përparme. Ata marrin urdhra nga komandantët e vijës së parë  për prodhimin e dronëve  të zbulimit ose bombarduesve. Dronet e bërë nga duart e këtyre të rinjve u lejon njësive të vijë së parë  të monitorojnë në mënyrë të  sigurt lëvizjet e trupave ruse dhe  të dallojnë objektivat e tyre dhe gjatë natës. Komandantët ushtarakë dhe vullnetarët janë në komunikim të përhershëm dhe shkëmbejnë  informacione në lidhje me përmirësimet që duhen bërë ne sofistikimine droneve pasi modernizimi në dronet fluturuese është një proces që vazhdon  gjithmonë  duke ditur se Rusia është mjaft e fuqishme në teknologjinë elektronike për rrëzimine droneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here