Francesco Giorgi, bashkëshorti i Eva Kailit dhe një nga personat e parë të arrestuar për skandalin në Bruksel është deklaruar fajtor, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga gazetat Le Soir, Knack dhe La Republica.
“Francesco Giorgi pranoi para gjyqtarëve të Brukselit, se kishte vepruar në mënyrë të paligjshme dhe shprehu pendesë”, raporton La Republica.
“Të gjitha i bëra për parata, që as më duheshin”, ishin fjalët, sipas gazetës italiane, me të cilat Giorgi konfirmoi përfshirjen e tij në ‘Katar Gate’ dhe raportohet se u ka thënë gjyqtarëve “lirojeni gruan time”.
Në rrëfimin e tij, Giorgi pranoi se roli i tij në organizatë ishte të menaxhonte paratë dhe pretendon se dy persona morën para përmes Panzerit: eurodeputetët Andrea Coccolino nga Italia dhe Marc Tarabella nga Belgjika.
“Shtëpia e politikanit socialist u kontrollua të shtunën mbrëma në prani të presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, siç u zbulua nga Le Soir dhe Knack të dielën. Vetë Tarabela, i cili mbrohet kundër akuzave për korrupsion, nuk ka ndërmend të komentojë elementët e dyshuar të hetimit”, tha avokati i Giorgi.
“Mark Tarabella është në dispozicion të drejtësisë. Ai vetë mohon që të ketë marrë ndonjëherë propozimin më të vogël dhe as shumën më të vogël të parave nga askush. Një linjë që e kishte mbajtur tashmë që nga e hëna në një intervistë të publikuar nga Le Soir dhe Knack”, thotë avokati i Giorgit.
Siç raporton Le Soir, të njëjtët persona të përfshirë në Katargate ishin gjithashtu në kontakt me Marokun, për të ndikuar në marrëdhënien e tij me Evropën.
Në rastin e Marokut, shërbimi DGED – Drejtoria e Përgjithshme e Studimeve dhe Dokumentacionit, ishte gjithashtu e përfshirë, pasi dokumentet e cituara nga gazeta belge thonë se Panzeri, Coccolino dhe Giorgi ishin në kontakt me DGED dhe ambasadorin e Marokut në Poloni, Abderrahim Atmoun.
Në të njëjtin dokument përmenden edhe dy persona nga shërbimet sekrete të Marokut, duke theksuar se “prania e këtyre zyrtarëve marokenë me njerëz të dyshuar për ryshfet aktiv ose pasiv në Katargate tregon se i njëjti grup bënte biznes me dy identitete të ndryshme shtetërore që kishin një të pikë të përbashkët, edhe pse jo me të njëjtin qëllim, për të depërtuar në zemrën e demokracisë evropiane”.