Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN, dënohet me burg gjyqtarja e njohur, ja me sa vite

0
216

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg gjyqtaren Mimoza Margjekaj, e akuzuar për korrupsion. Gjithashtu, gjykata ka dënuar me 4 vite burg edhe bashkëshortin e saj, Arben Cara.

Me nga 3 vite burg janë dënuar, shtetasit e pandehur, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj. Ndërsa me 1.2 vite burg u dënua Nejton Bali.

Sipas SPAK ata i kanë dhënë gjyqtares një shumë prej 6 mijë euro me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, vëllait të Nejton Balit i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për kalim të paligjshëm të kufijve, ndryshim që më pas ndodhi efektivisht nga Apeli i Korçës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here