Google search engine
Home Bota Ukraina sulmon bazën ushtarake ruse, raportohet numri i lartë i viktimave

Ukraina sulmon bazën ushtarake ruse, raportohet numri i lartë i viktimave

0
171

Ukraina sulmoi një bazë ushtarake ruse në Melitopol , qyteti strategjik në Zaporizhzhia, i cili është pushtuar nga rusët që nga marsi; dhe disa burime ukrainase pohojnë se ka pasur dhjetëra viktima. Sipas kryetarit ukrainas, Ivan Fedorov, ka pasur “200 të vdekur” mes rusëve. Nga ana tjetër, Rusia raporton dy viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas guvernatorit të vendosur nga Rusia të rajonit të Zaporizhzhia, Yevgeny Balitski, forcat e armatosura ukrainase goditën me raketa Himar kompleksin e hotelit, i vendosur pranë një kishe në periferi të qytetit dhe i cili ishte shndërruar në një kazermë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here