Në fund të ndeshjes me Marokun, Christiano Ronaldo shpërtheu në lot, teksa shkoi i vetëm në dhomat e zhveshjes. Botërori i tij i pestë është më i trishtuari, pasi përfundoi keq dhe sepse mund të jetë edhe Botërori i tij i fundit. Fernando Santos e dërgoi atë në stol për herë të dytë radhazi, vetëm për ta futur në lojë pas 6 minutave të pjesës së dytë. Performanca e fundit në moshën 37-vjeçare është e parëndësishme… jo si ai do të kishte ëndërruar! Por të rënda janë fjalët në drejtim të trajnerit të Portugalisë nga familjarët e Ronaldos. Partnerja e tij Georgina Rodriguez, sulmoi trajnerin duke i thënë se mori një vendim të keq.
‘Shoku trajner, i njëjti për të cilin keni gjithmonë fjalë admirimi dhe respekti, more një vendim të keq. I njëjti që kur hyri, pa se si ka ndryshuar loja. Por ishte tepër vonë. Nuk mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë në botë dhe nuk mund të mbrosh dikë që nuk e meriton. Jeta na jep mësime. Sot nuk kemi humbur… kemi mësuar”,shkruan ajo…
Motra e tij Elma Aveiro shkruan: “Ata vranë një burrë, një kombëtare dhe një komb”. Santos do të kumbojnë veshët.








































