Google search engine
Home Aktualitet Bllokohet Rruga e Arbrit

Bllokohet Rruga e Arbrit

0
212

Mëngjesin e sotëm është bllokuar qarkullimi në rrugën e Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit. Bwhet me dije se shkak është bërë shembja e një masivi të madh dheu pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit, në të njëjtin vend ku është shembur edhe gjatë muajve të pranverës.

Bllokohet Rruga e Arbrit

Kjo ka bërë që dhjetëra mjete që lëviznin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër të bllokohen. Drejtuesit e mjeteve thonë që po presin prej kohësh për të kaluar, ndërsa është vënë në dispozicion një mjet për heqjen e dheut.

Reshjet e shumta të shiut të nisura që mbrëmjen e kaluar e kanë vështirësuar situatën duke bërë që të ketë probleme në rrugët kombëtare të qarkut Dibër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here