Shtohen misteret për njeriun që rrahu Sali Berishën, dyshime të forta se u pagua nga shërbimet ruse që të destabilizonin Shqipërinë, ja prapaskenat e bujshme

0
192

Dhuna e ushtruar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit ka ndezur debatet politike në vend, ndërsa vijon të jetë kryefjalë e ditës. Sali Berisha dhe besnikë të tij, akuzojnë kryeministrin Edi Rama se përdori të riun Gert Hoxha, i cili sipas tyre, është agjent policie, për të dhunuar liderin e opozitës dhe madje frikësuar këtë të fundit. Ndërkohë që nga ata që mendojnë se sulmi ndaj Berishës ishte spontan dhe s’ka arsye që të drejtosh gishtin nga shefi i qeverisë, duke e akuzuar si ideator të dhunimit të kryefoltoristit. Por përtej këtyre debateve, sot që flasim janë shtuar misteret për njeriun që rrahu Sali Berishën, pasi ka dyshime të forta se Hoxha është paguar nga shërbimet ruse që të destabilizonin Shqipërinë, gjatë protestë së opozitës dhe kohës kur pak metra më larg tubimit zhvillohej Samiti historik Bashkimi Evropian-Shqipëri. Mësohet se qarqe të caktuara antishqiptare të udhëhequra nga Moska dhe Beogradi, kanë pajtuar të riun Gert Shehun për të çuar vendin në zgrip. Sipas informacioneve, i riu që nuk kishte me vete asnjë mjet identifikimi apo celular, është përdorur nga armiq të jashtëm të Shqipërisë, për të shkaktuar kaos në ditën kur në Tiranë protestohej dhe mbahej Samiti i BE, i cili ndodhte për herë të parë që zhvillohej në një vend jo anëtar të Bashkimit Evropian, sikundër është Shqipëria. Mësohet se skema që është hartuar plani ogurzi ka qenë i njëjtë si ajo që ndodhi në 12 dhe 14 shtator të vitit 1998, kur u vra ish-deputeti Azem Hajdari. Asokohe u provokua grusht shtetit, pasi turma e irrituar bëri përgjegjëse për vrasjen e Hajdarit qeverinë e kohës së drejtuar nga ish-kryeministri Fatos Nano, ndërsa në rastin konkret strategjia dështoi, për shkak të numrit të ulët të protestuesve që iu bashkuan thirrjes së Berishës. Kjo pasi në rast agravimi të situatës, ku synohej përplasja dhe prishja e punimeve të Samitit, numri i vogël i protestueseve nuk mund të bënte realitetet planet, sepse rebelimi i tyre shtypej lehtë nga forcat e shumta të policisë që kishin blinduar kryeqytetin paraditen e 6 dhjetorit. Pra, teksa me rastin e Hajdarit u përdorën plumbat, në rastin e Berishës u përdorën grushtet, por që nëse situatat do të kishte shkuar siç e kishin menduar organizatorët (qarqet antishqiptare), Tiranë më 6 dhjetor do ishte ndezur flakë dhe tym.

Skema dhe plani i qarqeve antishqiptare

Megjithatë mësohet se përdorja e Gert Shehut për të rrahur Sali Berishën dhe shkaktuar trazira në Shqipëri, ka qenë deri diku një skemë e sofistikuar që përdoret nga Moska dhe Beogradi, kjo edhe për faktin se ata përdorën si mashë një të ri anonim dhe me profil të ulët, paçka se ky i fundit pretendon se e goditi ish-kryeministrin, pasi ka pasur mllef qysh në vitin e mbrapsht 1997, kohë kur ky ka qenë vetëm një buzëqumësht 7 vjeçar. Pra, ndryshe nga sa pretendon  “Foltorja” dhe Partia e Lirisë se është kryeministri Edi Rama urdhëruesi i rrahjes së Sali Berishës, faktet dhe analizat e ngjarjes flasim krejt të kundërtën. Gjatë shoqërimit në polici, pasi kishte rrahur Sali Berishën, Gert Shehut nuk iu gjet as mjet identifikimi apo celular, çka shton dyshimet se pas tij, fshihen armiq të Shqipërisë, të cilët me dhunën ndaj Berishës, kërkon të çonin vendin drejt destabilizimit. Thënë troç armiqtë e Shqipërisë zgjodhën të përdorin për të shkaktuar dhunë në Shqipëri një anonim dhe jo një figurë me profil të lartë, siç mund të jetë një ish-pjesëtar i forcave speciale, pasi plani i tyre mund të zbulohej lehtë. Por që në fund ky skenar u dështoi me sukses.

Shërbimet e huaja nxitën agresorin kundër Berishës

Ndërkohë edhe analisti dhe gazetari kosovar, Milaim Zeka foli këtë javë në media për sulmin e bërë ndaj kreut të opozitës Sali Berisha në protestën e mbajtur një ditë më parë në Tiranë, teksa ngriti dyshime se ajo mund të jetë nxitur nga shërbimet e huaja. “Ka shumë pikëpyetje rreth këtij akti të dhunshëm që është një akt i shëmtuar, një akt i dënueshëm. Ka pikëpyetje të mëdha. Por në mënyrë absolute nuk shikoj nga ana e Edi Ramës sepse më së pari i ka konvenuar që mediat të merren me sulmin e këtij njeriu ndaj Berishës e jo me samitin. Ky njeri ka mundësi të jetë i nxitur nga shërbimet e huaja ka shumë gjasa. Por t’ia lëmë në dorë hetuesisë. Nuk foton opozita duke thënë sikur Rama është as këtij sulmi pas edhe sikur të jetë qytetarët e Shqipërisë janë mësuar të jenë dhe Berisha dhe Meta, dimë rrahjen e Ramës, vrasjet e 21 janarit në bulevard, Gërdecin , kemi 1 milion histori të zeza”, deklaroi Zeka.

Sulmi ndaj Berishës mund të jetë urdhëruar nga të huajt

Po ashtu, edhe avokat Spartak Ngjela u shpreh këtë javë në një media se sulmi ndaj Berishës, mund të jetë urdhëruar nga të huajt. “Pra kush e ka bërë, ia kanë bërë shqiptarët, e ka bërë një person për hakmarrje, apo e kanë bërë të huajt. Ky thotë ma kanë bërë shqiptarët, ma ka bërë Rama. Ai është opsioni më i largët, se Rama e ka në favor Saliun, se nuk ka vota. Duhet të më sillni prova, nuk ka prova fare. Pyetja ishte, shqiptarët apo të huajt? Ta eksludojmë shqiptarët se nuk ka ndonjë rrezik të madh, mund ta kenë bërë për fyerje, kushdo që e ka bërë. Por nëse e kanë bërë të huajt, ka pikëpyetje të madhe. Pse? Unë them se si kanë operuar në këto 30, 40 vjet që i njoh unë. Është paralajmërim. Nëse e kanë bërë ata është paralajmërim, është paralajmërim, mos fut hundët aty ku nuk duhet. E di Saliu ku i ka futur hundët, nëse e kanë bërë ata. Kush e do që të shkatërrohet samiti. Kush janë të huajt? Beogradi me Moskën. Samiti ka ngritur tensionet në Beograd dhe Moskë”, deklaroi Ngjela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here