“Ndizen” tensionet për zgjedhjet lokale, “rrjedhje” nga Partia Socialiste, zyrtari i lartë “braktis” kryeministrin Rama, bashkohet me partinë e Agron Dukës

0
219

Shqipëria do të mbajë zgjedhjet lokale më 14 maj të vitit të ardhshëm.  Aktualisht, të gjitha bashkitë në Shqipëri drejtohen nga përfaqësues të Partisë Socialiste dhe aleatë të saj, me përjashtim të Shkodrës, që drejtohet nga Bardh Spahia i Partisë Demokratike. Por edhe pse jemi disa muaj larg ditës së votimit, duket se situata është “ndezur” që tani. Kanë filluar rrjedhjet nga Partia Socialiste. Një ndër figurat kryesore të kësaj force politike në vite në qytetin e Lezhës i është bashkuar partisë së Agron Dukës.Gjoke Jaku, ish kryetar i Bashkisë Lezhë, ish-Prefekt, ish deputet dhe ish zv.ministër në qeverinë Rama u pa përkrah kreut të PAA, Agron Duka. Ky i fundit u shpreh se PAA do dalë e vetme në zgjedhje, ndërsa do mbështesë kandidatin e PD për Bashkinë Lezhë. Ndërkohë, ish zyrtari i lartë Gjokë Jaku, u shkarkua muaj më parë nga posti i prefektit të Lezhës pasi foli për shtim të rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike.Burime brenda PS në Lezhë konfirmojnë për mediat se shkarkimi i Jakut ka ardhur pas përplasjeve me kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe ndasitë duket se janë shumë të mëdha, aq sa detyruan një personalitet të PS që t’i bashkohet kampit të partive opozitare.

Ndizen tensionet mes PS dhe opozitës

Situatën e nxehtë për zgjedhjet lokale e tregoi dhe kryeministri pak ditë më parë. Ai tha se Partia Socialiste i fiton dhe nuk i merr nga askush zgjedhjet, ndërsa  u shprehu i bindur se PS do të fitojë zgjedhjet në 14 maj. Rama u shpreh optimist për zgjedhjet lokale, duke thënë se Partia Socialiste është forcë e pathyeshme dhe e organizuar. “Nuk e di cila parti po përgatitet fortë. Është herët për të marrë vesh se kush është në anën tjetër. Në jemi të pathyeshëm. Janë zgjedhje me rëndësi të veçantë. Jemi forcë e organizuar, jemi makineri që nuk thyhet. Ne zgjedhjet i fitojmë. Nuk i marrim nga askush. Jam shumë optimist që gjërat do të shkojnë shumë më mirë”, tha Rama.

PR nuk do të ketë kandidatë më “14 maj”

Nga ana tjetër kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu njoftoi se forca politike që drejton nuk do të ketë kandidat të saj në zgjedhjet lokale të 14 majit, por do të mbështesë kandatin e përbashkët të opozitës. Gjatë takimit me strukturat e partisë, Mediu theksoi se synon Këshillat Bashkiak ku partia që drejton do të dalë me listat e saj. “Pavarësisht nga konfuzioni në opozitë ne nuk do të nxjerrim kandidatë për t’i bërë sfidë kandidatit kryesor. Çdo kandidat që do të dilte në krahun e djathtë përveç një kandidati do të ishte kontribut për pushtetin e Edi Ramës në këtë situatë katastrofë në Shqipëri. Prandaj do të ketë një kandidat të vetëm”, tha ai. “Pavarësisht nga konfuzioni në opozitë ne nuk do të nxjerrim kandidatë për t’i bërë sfidë kandidatit kryesor. Çdo kandidat që do të dilte në krahun e djathtë përveç një kandidati do të ishte kontribut për pushtetin e Edi Ramës në këtë situatë katastrofë në Shqipëri. Prandaj do të ketë një kandidat të vetëm”.  Ndërkohë, Mediu deklaroi se PR synon Këshillat Bashkiak më 14 maj, ku do të dalë me listat e saj. “Përsa i përket kandidimit si Parti Republikane ne do të dalim me listat tona. Ne duhet patjetër të ndërtojmë një sistem gare brenda nesh. Nuk ka rëndësi radhitja, këshilltar do të jetë ai që merr më shumë vota. Është provuar në Shkodër dhe vendet e tjera ku është aplikuar kjo me ndershmëri ne kemi patur rezultatin më të lartë dhe kemi patur këshilltarë ata që kanë patur mbështetjen e qytetarëve”, tha Mediu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here