Abuzuan me fondet gjatë fushatës, KQZ “mbyt” me gjoba partitë. Ja shuma për secilën forcë politike

0
145

KQZ ka propozuar gjobat për partitë politike që kanë abuzuar me fondet e fushatës në zgjedhjet e 25n prillit të viti 2021.

Sipas raportit të KQZ-së, të gjitha subjektet kanë shkelur ligjin dhe duhet të gjobiten sipas Kodit Zgjedhorit. E vetmja parti që është gjetur korrekte për shpenzimet elektorale është Partia e Lirisë, shkruan ABC.

KQZ-së evidenton Partinë Socialiste si subjektin që duhet të marrë gjobën më të madhe, plot 55 milionë lekë të vjetër.

Kjo, pasi siç thuhet në dokument Partia Socialiste e Shqipërisë” ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore. Shuma e lejuar e shpenzimeve nuk duhet të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore.

Sipas llogarive, PS e ka tejkaluar kufirin me 45 milionë lekë të vjetër.

Lista me shumat e gjobave e propozuara për secilën parti politike (Gjoba në lek të rinj)

PS: 5.5  mln lekë

PD: 700 mijë lekë

PDK:  100 mijë lekë

Lzhk: 100 mijë lekë

L. LEGALITRTI : 500 mijë lekë

PR:  500 mijë lekë

Lzhk:  500 mijë lekë

Balli Komb. Demokrat: 500 mijë lekë

Nisma Thurje:  600 mijë lekë

Bindja Demokratike:  600 mijë lekë

Lëvizja Demokratike:  600 mijë lekë

PSD: 600 mijë lekë

Balli Kombëtar: 600 mijë lekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here