Po zhvillohet sot në Tiranë Samiti i liderëve të BE. 27 liderë europianë bëhen bashkë në kryeqytetin shqiptar. Pjesë e këtij Samiti është edhe presidenti Aleksandër Vuçiç, u shpreh; ‘mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE’.
“Ka një sër çështjesh të ndryshme. Janë disa reagime zyrtare për Kosovën, çështjen e dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore, por pas konsultimeve brenda Serbisë vendosa të vij dhe do kemi sot një mundësi të themi çfarë mendojmë këtu. Mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut dhe për procesin e integrimit në BE”, tha Vuçiç
Duke u ndalur tek Kosova, Vuçiç tha se është i përkushtuar për çështjen e dialogun. Ai hodhi akuza se në vitin 1999 dhe 2008 është bërë padrejtësi kundër Serbisë për sa i përket territorit të saj.
“Vendosëm të vinim të diskutonim për të gjitha çështjet. Ne mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE. Duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore në përputhje me Kushtetutën tonë. A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje. Unë jam realist dhe jam këtu të mësoj nga shumë njerëz , europianët dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj të marrim lajme të mira. Be kërkon harmonizim më të madh, të lutëm kini durim. Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE. Këto janë shenja të mira për të gjitha vendet tona. Besoj sot do të dëgjojmë për strategjinë e BE për të ardhmen. BE ka kërkuar harmonizim të plotë, Serbia është vend i pavarur ne i dimë detyrimet tona. Kemi një situatë ndryshe sa i takon integriteti territorial të serbisë në ’99 dhe do ta Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është vend i pavarur nëse dikush do të thotë se jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar dikë kur nuk ke asgjë për të shkruar. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze falsiteti, lajmesh të rreme, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur, është drejt rrugëtimit të BE.”, tha më tej Vuçiçi.







































