Fatos Klosi ia plas skandalin në fytyrë Sali Berishës: Ja e vërteta e vrasjes së Ahmet Krasniqit në Tiranë dhe lidhja e ish-kreut të PD me Bujar Bukoshin, si gjetëm në kasafortën e Gazidedes 600 mijë marka

0
441

Ish- kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, Fatos Klosi, ka folur për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në shtatorin e vitit 1998 në Tiranë. Në një intervistë për mediat kosovare këtë fundjavë, ai u shpreh se nuk i vjen mirë për humbjen e Krasniqit, por që sipas tij nuk varej nga përpjekja e tyre për ta kuptuar se kush ishte vrasësi dhe dërguesi i vrasësit dhe që nuk e kishin menduar se Krasniqi rrezikohej në Shqipëri. Duke qenë se Klosi atë kohë ishte në krye të Shërbimit Informativ dha versionin më bindës për të se pse u vra Ahmet Krasniqi. “Në atë kohë nuk erdhëm në asnjë përfundim të saktë. Më vonë, unë kam dëgjuar versione që njëri ose tjetri më është dukur më bindës se sa ky apo ai version. Këtë version të vrasjes për shkak të profesionalizmit e hedh poshtë”, tha Klosi. Ai theksoi se si versionin më të afërt me arsyen e vrasjes së Ahmet Krasniqit e konsideron dekorimin e Tahir Zemajt pas betejës në Koshare.“Qe një përgjigje e faktit që ai e dekoroi Tahir Zemajn pas një katastrofe në Koshare, ku televizioni serb atë ditë dhe të nesërmen deklaronte që ‘ja një brigadë e UÇK-së…’, s’ishte e UÇK-së. Nuk ishte brigadë e UÇK-së. Ajo dorëzoi armët dhe serbët u mburrën fort. Mbase kjo ka qenë një nga arsyet”, u shpreh Klosi. Koloneli Ahmet Krasniqi është vrarë në natën e 21 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë, dhe ende nuk është ndriçuar rasti i vrasjes së tij. Ai ishte ministër i Mbrojtjes në Qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit.

Klosi flet për Bujar Bukoshin

Më tej ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, Fatos Klosi, ka rrëfyer se si ai e zbuloi që Bujar Bukoshi bashkëpunonte me SHIK-un e Berishës. Ai ndër të tjera ka treguar se çfarë kishte gjetur në zyrën e tij, kur mori detyrën në krye të SHIK-ut. “Unë kur mora detyrën, gjeta në kasafortën e zyrës time një shumë goxha të madhe me marka, që Bukoshi ia kishte dhuruar SHIK-ut. Dhe, asnjëherë nuk e kuptova pse e kishte me kaq merak, Bukoshi të ndihmonte SHIK-un e Berishës?”, deklaroi ish-kreu i shërbimit sekret, Fatos Klosi. Ai ndër të tjera tregoi nëse ka një shpjegim për këtë.“S’e di! Nuk e kam shpjeguar asnjëherë. Unë e kam deklaruar me kohë këtë”, shtoi ai. Klosi ndër të tjera,  ka bërë të ditur dhe shumën e parave që kishte gjetur në zyrën e tij. Ai tha se gjithçka ishte me një dokumentacion të rregullt. “Po more, 600 mijë marka. Ndoshta nuk është një shumë, shumë e madhe, por mua më bëri përshtypje. Shuma ka qenë 600 mijë marka. Më bëri përshtypje edhe fakti që mua ma lanë diferencën e kësaj shume, me saktësi shumë të madhe. Përse ishte harxhuar, kaq, kaq…Ishte konsideruar serioze kjo gjë, nuk ishte ndonjë gjë, që kishin pas qef me fsheh, ose me përfitu prej saj. E kam thënë dhe këtë! Edhe Gazidede Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë (SHISH), Fatos Klosi, ka komentuar ushtrinë e atëhershme të Qeverisë së Kosovës – FARK-un.

FARK dhe UÇK

Ndërkohë ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë (SHISH), Fatos Klosi, ka komentuar ushtrinë e atëhershme të Qeverisë së Kosovës – FARK-un. Ai tha se ushtarët e saj nuk tentuan të bënin luftë. Ndër të tjera ai gjithashtu u shpreh se Tiranës nuk i konvenonte që ushtarët e FARK-ut shëtisnin me uniformat e UÇK-së. “Po të flasim për luftën që tentuan ta bëjnë ata, unë ta them që nuk tentuan me e bë luftën. E kisha shumë të qartë që ishte një ushtri e Qeverisë së Kosovës që quhej FARK dhe që kishte 3-4 baza në Shqipëri, të cilët meqenëse lufta filloi nën emrin e UÇK-së, mbanin uniformat e UÇK-së, të cilët me uniforma kishin qejf me dalë nëpër Tiranë, dhe natyrisht neve në atë periudhë nuk na leverdiste hiç që ata të dilnin me uniformat e UÇK-së nëpër Tiranë. Na bënte përshtypje që ata kishin më shumë oficerë se sa ushtarë”, tha në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here