Pas letër-bombave spanjolle, autoritet në Kiev kanë njoftuar për një tjetër skandal. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenk në postimin e tij në Facebook ka deklaruar dje se një sërë ambasadash ukrainase u janë dërguar ‘pako të përgjakshme’ që përmbajnë sy kafshësh. Ai pretendon gjithashtu se ata që i kanë dërguar pakot i kanë lyer me një lëng me ngjyrë dhe erë të veçantë.”Po studiojmë kuptimin e këtij mesazhi. Diplomatët ukrainas do të vazhdojnë të punojnë me sukses për të forcuar aftësinë mbrojtëse të Ukrainës dhe për t’u siguruar ukrainasve pajisjet e nevojshme energjetike për të mbijetuar dimrin”, ka theksuar ai në postimin e tij. Më pas ai vuri në dukje se Kievi bashkëpunon me vendet e huaja për kërcënimet që merr dhe njoftoi se ka kërkuar identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Pako të tilla janë marrë nga ambasadat e Ukrainës në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci dhe Itali, si dhe konsullatat e përgjithshme të vendit në Napoli, Krakov (Poloni) dhe konsullata në Brno (Republika Çeke). Edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmitry Kuleba urdhëroi një protokoll të masave të shtuara të sigurisë në ambasadat dhe konsullatat ukrainase. ‘Ne jemi të bindur që kjo është një fushatë e planifikuar mirë kundrejt ambasadave dhe konsullatave ukrainase. Por të gjitha këto përpjekje janë të kota pasi në do të vazhdojmë të luftojmë efektivisht për fitoren tonë, për fitoren e Ukrainës’ është shprehur ai. Kujtojmë së pak ditë më parë disa letra bomba të dyshuara u zbuluan në Spanjë. Nuk dihet ende nëse incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën, por dy letra të dërguara në Spanjë duket se kanë ardhur nga i njëjti dërgues, pasi një adresë identike e-maili u gjet në paketim.