“Foltorja” e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha duket se i trembet një vendimi kundër tij në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Kjo gjykatë ka në dorë çështjen e statutit të PD dhe do të vendosë për fatin politik të Sali Berishës më 18 dhjetor të muajit që vjen. Nëse gjykata rrëzon Statutin e foltores, Komisioni i Rithemelimit bëhet i paligjshëm dhe Berisha nuk quhet kryetar. Për këtë arsye ky i fundit ka nisur sulmet dhe shantazhet. Dje Sali Berisha nëpërmjet ithtarëve të tij, si Edi Paloka, i cili dje ka sulmuar gjyqtarët që kanë në dorë legjitimitetin e Partisë Demokratike. I ftuar në një studio televizive, Paloka iu ka bërë presion që t’ia japin “Foltores” vulë e Partisë Demokratike. “Një kryeministër që kontrollon drejtësinë ka urdhëruar me bashkëpunimin e deputetëve të PD-së, me Alibeun, me shpresë se duke qenë edhe gjyqi në këtë datë të Samitit dhe ne të prisnim si të mbaruar atë që do të vendoste Rama për opozitën”, deklaroi ai.
Paloka paralajmëron protesta të fuqishme
Më tej kryetari i Këshillit Kombëtar të “Foltores” dhe njëkohësisht deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka u shpreh se do të protestohet pro BE dhe kundër Ramës. Madje Paloka premtoi se tubimi do të jetë paqësor, por kërkon që policia të mos provokojë. “Më 6 dhjetor do të protestojmë pro BE-së dhe kundër atij për të treguar se nuk pranohemi me një qeveri anti- shqiptare dhe anti evropiane. Nuk jemi nga ata që ikim me vrap”, u shpreh ai. Po ashtu, Paloka nënvizoi se pavarësisht skepticizmit të tij për procesin e primareve, në përfundim anëtarësia do të jetë e bashkuar dhe se kandidatët do të jenë të fortë.“Me 15 maj nëse do të shihen akte të tilla në 14 maj do të reagohet sepse këtu po vendoset diktatura”, tha ai. Ndërkohë, edhe më herët Edi Paloka ka folur për protestat e organizuara nga PD. Ai tha se protestat do përdoren për të ardhur tek vota e lirë.“Ka diskutime ide se si duhet të vijohet me protestat, se një protestë nuk i jep fund gjithçkaje, kjo duhet të ikë nga mendjet e njerëzve. Të ishte kështu e kishim bërë me kohë. Duhet vullneti i organizatorëve të jetë i palëkundur për qëllimin e ku do shkojë protesta, apo protestat. Kemi hyrë ne primare e para kemi zgjedhjet lokale. Nuk kemi dyshime që ndryshimi vjen me votë. Duhet të krijojmë kushtet si opozitë që shqiptarët të votojnë lirisht e grevat e protestat janë ato që do përdorim për të arritur tek vota e lirë”, tha ai.
Berisha akuza ndaj gjyqtarëve
Ndërkohë, ish-Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nëse do të kishte një vendim gjykate pro grupit të Alibeajt për fatin e Partisë Demokratike do të ketë probleme. Në një intervistë televizive, Berisha theksoi se Edi Rama kërkon të konfiskojë opozitën dhe Partinë Demokratike dhe se do të ketë përballje nëse tenton të marrë flamurin dhe logon e PD. “Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje. Ai do të grabisë opozitën. Do që të asgjësojë PD-në, ta kthejë atë në parti 2%. Nëse na prek flamurin atëherë unë besoj se demokratët do dinë t’i përgjigjen. Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje. Nuk është flamur për t’u dorëzuar, është një flamur që ka përmbysur komunizmin. Nuk është flamur për t’u dorëzuar apo rrëmbyer. Një njeri që në mënyrën më të pacipë, shtyn gjyqin tre herë dhe e cakton gjyqin në datën 6 dhjetor, ditën e Samitit dhe ne do t’i përgjigjemi. Beteja për flamurin është e shenjtë. Ne kemi filluar përgjigjet”, deklaroi Berisha.







































