Franca dhe Australia luajnë sot në 20:00 për grupin D të Kupës së Botës. Në “Al Janoub Stadium” në qytetin Al Uakrah të Katarit, trajnerët kanë vendosur se cili do luajë titullar.
Deschamps te Franca ka lënë në stol Varane, teksa katërshja e sulmit është e frikshme. Australia e trajnerit Graham Arnold luan me skemën 4-3-3, duke kërkuar surprizën ndaj favoritëve të këtij kompeticoni.
Formacionet zyrtare:
Franca: Lloris, Pavard, Upamecano, Konaté, Lucas Hernández, Rabiot, Tchouaméni, Mbappé, Griezmann, Dembélé; Giroud
Australia: Ryan; Behich, Roëels, Souttar, Atkinson; Irvine, Mooy, McGree, Goodëin, Duke, Leckie







































