Zgjedhja e kreut të SPAK/ KLP miraton listën, kush janë tre kandidatët që vazhdojnë garën

0
180

Të hënën, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar listën për kandidatët për drejtues të SPAK, të cilët janë: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Ndërkohë KLP ka administruar edhe platformat e tyre dhe sipas relacionit ata plotësojnë kushtet ligjore.

Intervistat e kandidatëve dhe votimi për pasardhësin e Arben Krajës në krye të SPAK pritet të zhvillohen në një ditë.

Për datën Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendosë në ditët në vijim.

Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite.

Sqarojmë se drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here