Lulzim Basha zbret në bazë dhe “ndez motorët e fushatës”, pas njësisë 14 takon edhe demokratët e zonës 15

0
157

Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit 2023, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e degës numër 15. Ndonëse i tërhequr nga shfaqet e shpeshta publike, Lulzim Basha shpesh bën takime me qytetarët dhe demokratët në bazë. Nuk dihet se çfarë është biseduar në këtë takim ndërsa fotot kanë qarkulluar në rrjetet sociale nga të pranishmit. Takimet me demokratët jashtë vëmendjes së medias dhe protagonizmit janë të vazhdueshme nga Basha. Edhe pse Lulzim Basha bërë një hap pas për bashkimin e partisë, përçarja vazhdon ende, ndërsa dakordësia nuk ua arrit edhe për zgjedhjet lokale që dy kapet brenda PD-së të dilnin me një kandidat. Ndërkohë nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza pak ditë më parë ndaj Bashës sa i takon djegies së mandateve në vitin 2019. “Edhe Rama donte të mi linte pushtetet në 2007-ën, donte të mos hynte në zgjedhjet lokale. Nuk ia mora unë, sepse ai ishte monizmi. Monizmin e vendosi me pasonin më të madh. Kush e linte Lulzim Bashën jashtë Parlamentit nëse ky nuk ekzekutonte brenda 24 orëve djegien e mandateve, në një kohë kur ligji e kishte 3 javë. Askush nuk e linte Lulzim Bashën, e kapnin për leckash. Kreu një akt, të kryer vetëm një herën në vitin 1924 nga partia e Musolinit, nuk kryhej ai akt”, deklaroi Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here