“Kjo është e papranueshme”/ Luçiano Boçi tregon ç’po bën Edi Rama ndaj tij: Që kur shpalla kandidaturën, më hoqën nga puna të gjithë familjarët. Në Tiranë krimi është me kollare dhe këmishë të bardhë

0
183

Deputeti Luçiano Boçi, njëherësh kandidat për kryetar bashkie në primaret e Elbasanit, thotë se bashkia që ai synon është me rëndësi po aq sa bashkitë e tjera, pasi shërbimi duhet të shkojë te qytetari dhe problematika e tij.

Nga studio e MCN Live ai deklaroi se politika me pamje njeriu tek ne më shumë është interpretuar si politikë lufte interesash dhe nuk është shndërruar në treg idesh.

“Tek ne kjo është e përmbysur, ka dominuar tregu i interesave dhe parasë së pistë te pushtet lokale dhe ai qendror. Struktura për mbrojtjen e votës është unike politike.

Për të mbrojtur atë që sot grabitet. Si do e mbrojmë ne? Nëse kjo strukturë nuk do ekzistojë, nëse nuk kam njerëz për mbrojtjen e votës, si do e mbroj votën, kur Rama ka gjithë makinerinë, kur që në këto momente vendos të spiunojë me kë takohet Luçiano, me kë ulet.

Kjo është e papranushme, prandaj doja të hiqja strukturë paralele, ishte strukturë për mbrojtjen e votës.

Në Tiranë krimi është me kollare dhe këmishë të bardhë, por ne e dimë mirë me retorikën në qytetet e vegjël, që të fshihet kryeqteti.

Krimi më i madh, më i organizuar që xhiron miliarda është në kryeqytet, shprehet në pastrimin e parave dhe ndërtimin e pallateve.

Po të shohim sa para qëndrojnë në Tiranë dhe sa do dalin jashtë, do habitesh se sa para të buxhetit qëndrojnë në Tiranë.

Se këtu është krimi me këmishë të bardhë. Jo se në vende të tjera nuk ekziston se Elbasani është nyje trafiku, Shqipëria nyje trafiku, ka pasur dyshime për trafik, ndonëse jo sa në Tiranë”, thekson Boçi.

Lidhur me kandidatët e Partisë Socialiste deklaroi se janë të nivelit mesatar dhe vijnë nga mungesa e një gare.

Sipas tij, ata që drejtojnë sot bashkinë nuk janë në profile të spikatura politike, por se mbas këtyre kandidatëve nuk ka të bëjë cilësia e tyre por është një ushtri e tërë e blerjes së votës dhe shantazhit.

“Kjo makineri e detyron forcën politike të mos vendosë kandidatë të spikatur, se luftën e bën. Mund të kenë kandidatë shumë të mirë, por lufta nuk është me kandidatin, por me këtë makineri që është mbas.

Janë me laps e letër, patronazhist sigurims. Të cilët kërcënojnë me vend pune. Ka raste konkrete. Që në momentin që kam kandiduar, janë hequr nga puna të gjithë familjarët e mi.

Do isha shumë i lumtur që në të gjitha bashkitë të kishim politikën njerëzore, të shkojmë tek njerëzit se tek e fundit qytetari do e marrë shërbimin”, u shpreh kandidati për kryetar bashkie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here