U dhunua pranë banesës, reagon gazetari dhe zbulon detajet: Ishin si tufë qensh

0
548

Një sulm fizik ka ndodhur ditën  sotme në Kamëz ndaj gazetarit Adriatik Doçi.

Në një intervistë televizive ai deklaroi se sulmi mund të lidhet me raportime të bëra nga ai kohët e fundit, pasi sipas tij ai nuk ka konflikte me asnjë.

“Gjendja fizike është e mirë, por sigurisht kur përjeton një sulm fizik, ka dhe një lloj shqetësimi, trazimi emocional.

Sot duke u kthyer në banesë ishte një sulm besoj i porositur nga segmente të korrupsionit dhe krimit. Nuk e di se cilat segmente konkretisht. Por disa mercenarë të paguar, më sulmuan befasisht nga pas dhe ikën me vrap. Ishte një sulm fizik i porositur dhe i organizuar në mënyrë të befasishme.

Kam dyshimet e plota që janë besoj ndonjë halabak i paguar nga segmente të krimit, pasi unë nuk kam patur kurrë një konflikt privat me dikë, as nuk kam.

Kam bindjen e plotë që ka të bëjë me raportime të ndryshme të javëve apo muajve të fundit.

Mendoj se kam prekur interesa të caktuara apo nuk i jam nënshtruar një presioni të caktuar. Nuk ka identifikuar një pistë të caktuar, pasi unë kam raportuar në mënyrë intensive për ngjarje të ndryshme për korrupsionin, aferat në drejtësi, shkarkimet, emërimet, tenderat,” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here