Një shpërthim i rëndë ka tronditur Stambollin mesditën e së dielës (13 nëntor).
Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke të cilat raportojnë për viktima dhe të plagosur. Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, duket që shpërthimi ndodhi mes një turme të madhe njerëzish dhe zhurma e dëgjuar ishte vërtet e frikshme.
Pamjet treguan ambulanca, zjarrfikëse dhe polici në vendin e ngjarjes, në sheshin Taksim.
Deri më tëni bëhet me dije në paktën një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën në një shpërthim në rrugën historike Istiklal të Stambollit.
Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya tha në Twitter se ka pasur viktima nga shpërthimi që ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale (1320 GMT) të dielën.
Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë, ndërkohë që dyqanet përreth zonës janë mbyllur pas ngjarjes.
Pamjet treguan ambulanca, kamionë zjarrfikës dhe polici në vendngjarje në rrethin Beyoglu. Ekipet e policisë morën masa sigurie në zonën ku ndodhi shpërthimi.


































