Diversionet e “Foltores” së udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, se kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj luan lojën e Lulzim Bashës dhe madje edhe kryeministrit Edi Rama, duket se po rezultojnë flluskë sapuni. Sot që flasim PD drejtohet ligjërisht nga Lulzim Basha, për shkak se ky i fundit figuron ende në gjykatë si kryetar legjitim i saj, fakt ky që pranohet edhe nga vetë zyrtarët e “Foltores”, ndërkohë që Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj që pretendojnë se janë liderë të 2 fraksioneve në Partinë Demokratike, janë aty pasi janë emëruar. Zoti Berisha është emëruar si kryetar i një pjesë të PD mes debateve për manipulim nga Kuvendi i demokratëve dhe nga një vendim absurd i gjyqtarit Agron Zhukri, i cili i fali atij selinë blu, ndërsa zoti Alibeaj është komanduar si kreu i gjysmës së Partisë Demorkatike, nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Por ndërsa Alibeaj dhe Berisha “po përplasin brirët” me njëri-tjetrin në gjykatë, se kujt i takon legjitimiteti i Partisë Demokratike, në skenë kanë dalë mbi 10 deputetë të pozicionuar pro grupit të Bashës, të cilët këtë fundjavë kanë pasur një kafe pune me ish-kryetarin dhe nga aty kanë hedhur akuza dhe dyshime të forta, se Enkelejd Alibeaj po luan lojë të dyfishtë në favor të treshes Meta-Berisha-Rama, për të nxjerrë jashtë loje Bashën. Meta, Rama dhe Berisha janë tejet të shqetësuar nga një rikthimi i mundshëm i Bashës, kështu që po përdorin Alibeajn për t’i vënë atij “shkopinj poshtë rrotave”
Afrimiteti mes Alibeajt dhe Meta-Berishës
Megjithatë, faktin se deputeti Alibeaj është një “kamikaz” i Berishës e tregojnë edhe faktet. Paçka se shfaqet kritik, ka një raport të vjetër me Sali Berishës, për shkak se ka qenë ministër në qeverinë e drejtuar nga ai, ndërsa këtë simbiozë duket se e ka edhe me ish-presidentin Ilir Meta, pasi gjatë kohës që kreu i Partisë së Lirisë ishte në krye të Presidencës, ai zgjodhi të emëronte anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, bashkëjetuesin e Enkelejd Alibeaj, Marsida Xhaferllari. Gazeta “SOT”, gjatë kohës kur vendi ziente nga debati për vakancat në Kushtetuese dhe kur në tryezën e anëtarëve të saj ishte për shqyrtim kërkese e Partisë Socialiste për të shkarkuar nga detyra e Kreut të Shtetit, Ilir Metaj, e ka thënë se zonja Xhaferllari është “kamikaze” e Metës dhe Berishës. Dhe ashtu rezultoi pasi ajo gjithmonë ka mbështetur Metën, sikundër e tregoj këtë qershor që shkoi, kur votoi kundër shkarkimit të Metës si Presidentet. Por në kulimin e debateve, gazeta “SOT”, mësoi se gjatë kësaj fundjave zoti Lulzim Basha ka pasur një takim në një nga kafenetë e kryeqyteti me disa deputetë demokratë, të cilët mësohet se gjatë bisedës kanë shfaqur rezerva se si Alibeaj po bën politikë dhe madje kanë hedhur akuza të forta në adresë të këtij të fundit se po bën lojën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Metaj. Mësohet s eme tone ta ashpra ata janë shprehur se sapo Gjykata e Apelit të vendosë për legjitimitetin e PD dhe ku kryetar i saj figuron Lulim Basha, ata do të provokojnë një mocion kundër Enkelejd Alibeaj dhe do t’i promovojnë rikthimin e ish-kryetarit Basha.
Alibeaj sulmon Bashën
Por faktin që Alibeaj është mashë e Sali Berishës e tregon edhe qasja e tij politike e ndjekur së fundmi. Kur propozoi ndryshimet në ligjin e dosjeve, në draftin e dorëzuara nga ai në Kuvendin e Shqipërisë, u kujdes që të amnistonte Sali Berishën, pasi ligji i spiunëve që kaloi kap vetëm bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, por jo anëtarë e Partisë së Punës së Shqipërisë, sikundër ka qenë Berisha. Ndërkohë që ai u tregua cinik, këtë javë që shkoi, kur teksa ishte i ftuar në një studio televizive, sulmoi hapur Lulzim Bashën dhe kundërshtoi rikthimin e tij në politikë e madje në PD. “Jo pa qëllim. Sa kohë nuk ka ndryshuar asgjë nga situata kur ai dha dorëheqjen, nuk ka pse kthehet. Për faktin që nuk i përmend emrin është se së pari gjatë të gjithë kësaj kohe, u ndodhëm në një linçim verbal dhe nuk kthyem asnjë përgjigje vetëm për fisnikëri politike nuk hodhën aspak benzinë zjarrin që vjen nga pala tjetër”, deklaroi Alibeaj. Megjithatë edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar axhendën politike, madje e ka intensifikuar atë, duke mos përjashtuar mundësinë e një rikthimi në politikë. Basha ka pritur javën që shkoi në një takim dy politikanë nga trevat shqiptare të Serbisë. Bëhet fjalë kryetarin e Alternativës Demokratike z. Armend Aliu së bashku me z. Aziz Aziri, detaje këto që i ndau në rrjetet sociale.








































