Google search engine
Home Sport Arsenali fiton derbin e Londrës me Çelsin, Liverpuli “fik” Totenhemin e Kontes

Arsenali fiton derbin e Londrës me Çelsin, Liverpuli “fik” Totenhemin e Kontes

0
218

Çelsi i Graham Poter pëson të dytën humbje radhazi në Premier League. Këtë herë në derbin e Londrës përballë Arsenal, teksa Blutë ishin të pafuqishëm për të reaguar pas golit të Gabriel. Në një ndeshje ku munguan rastet e pastra, përjashto një mundësi të Gabriel Jesus në pjesën e parë, ishte pikërisht mbrojtësi i Topçinjve që vendosi sfidën teksa Çelsi provoi të zgjohej sidomos pas aktivizimit të Armando Brojës në minutën e 64-të. Sulmuesi i kombëtares shkaktoi menjëherë pështjellim në zonën e Arsenal, por nuk gjeti mbështetjen e shokëve të skuadrës. Pas kësaj fitoreje, të besuarit e trajnerit Mikel Arteta rikthehen në krye të Premier League me 34 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Mançester Siti. Nga ana tjetër, pas kësaj disfate, Çelsi mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë, shumë larg kreut ndërsa humbet terren edhe për zonën Champions. Nuk mungojnë nervat në fundin e ndeshjes, me Xhakën protagonist që “kapet” me Chalobah e me Kovaçiç. Ndërkohë, rikthehet Liverpuli e “fundoset” Totenhemi. Në Londër u zhvillua një nga sfidat më tërheqëse të javës së 14-të të Premier League-s, e fituar nga skuadra e Jurgen Klopit me rezultatin 1-2. Dy gola të “Faraonit” Salah, që përfitoi në rastin e parë nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes, ndërsa më rastin e dytë e shfrytëzoi në maksimum “dhuratën” e Eric Dier. I pafat Totenhemi, që goditi dy herë shtyllën me protagonist Perisicin, ndërsa goli i Herri Kejn nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e dytë radhazi në shtëpi në Premier League për ekipin e drejtuar nga Antonio Konte. Sa i takon ndeshjes, duhet thënë se ajo zhbllokohet pas vetëm 10 minutash loja sfida mes Totenhemit dhe Liverpulit. Një kundërsulm i shpejtë i “The Reds” i përmbyll me golin e egjiptianit Mohamed Salah me një gjuajtje të shpejtë dhe të befasishme brenda zonës. Katër minuta më vonë, i pafat Totenhemi që goditi shtyllën në minutën e 15-të. Në fakt u duk sikur ishte goditje e Perisiçit, por rezulton devijimi me kokë i portierit Alison. Gafë e pafalshme e Erik Dier. Mbrojtësi tenton të kthejë topin kokë te Lloris, por i jep asist “Faraonit” për golin e 2-0. Nuk është mbrëmja e Ivan Perisiçit. Futbollisti kroat trondit shtyllën në minutën e 49-të, duke konfirmuar mbrëmjen “jo” të tij. Rihapet ndeshja në “Totenhem Hotspur Stadium” në minutën e 70-të, Kulusevski, i sapofutur në fushë asiston Herri Kejn, që nuk fal, 1-2. Këtë herë (82′) fati është me Totenhemin, Nunes godet brenda zonës, por godet traversën. “Flirton” me golin e dytë Totenhemi, topi i goditur nga Kane shkon ngjitur me shtyllën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here