Google search engine
Home Politike Redaksitë e mediave të mbushura me spiunë të SHISH, gazetarët në borderotë...

Redaksitë e mediave të mbushura me spiunë të SHISH, gazetarët në borderotë e agjencisë së informacionit, ja bomba që ka plasur

0
209

Situata e sotme me emailet e zbërthyera nga hakerët është një shembull i paprecedentë sesi një shtet ka marrë fund së funksionuari. Të gjitha të dhënat e shqiptarëve janë “rrugëve”. Grupi i hakerave iranianë, vijon të publikojë të dhëna sensitive të marra nga sistemet shqiptare. Por dokumentet e fundit që ata kanë nxjerrë kanë tronditur Shqipërinë. “Homeland Justice” kësaj radhe ka publikuar një listë punonjësish që i përkasin Shërbimit Informativ Shtetëror. SHISH është një institucion sekret ku punonjësit nuk duhet të ekspozohen për publikun.  Lista përmban emra, pozicione dhe pjesërisht nunrat e telefonave. Bëhet fjalë për një listë me rreth 400 emra të punonjësve të shërbimit sekret të sektorëve të ndryshëm nga zbulimi, kundërzbulimi dhe drejtoria e sigurimit. Gazeta “SOT”, nga një verifikim që i ka bërë materialit të plotë që publikuan hakerat iranianë ka identifikuar se në këto lista figurojnë emra gazetarësh që punojnë për SHISH, por për arsye sigurie të privatësisë së tyre, kemi vendosur të mos i publikojmë. Edhe pse materialet nuk janë tashmë sekret. Ato po qarkullojnë lirshëm dhe janë të aksesueshme nga çdo person në botë që ka dëshirë të jetë pjesë e aplikacionit Telegram.

Ja bomba që ka plasur

Ky është skandali i rëndë. Edhe gazetari investigativ Artan Hoxha dha alarmin se në listat që nxorën hakerat iranianë ka parë emrat e disa kolegëve të tij. Ai paralajmëron se nxjerrja e këtyre të dhënave i ka vënë në rrezik. “Ne sot kemi listën e operativëve. Ai po u dekonspirua, ai është i mbaruar. “Unë pashë disa kolegë aty që ishin në listë…”, tha Artan hoxha. Në këtë material të përpunuar të hakerave zbulohen edhe 3 njësi speciale pranë shërbimit sekret, të quajtua njësia “ compass”, në shqip busulla, njësia “horizont” dhe njësia “ Huntër & Ghost ”, në shqip Gjahtar dhe fantazma. Nga vetë SHISH nuk ka patur ende një reagim mbi këtë sulm të hakerave ndërsa më herët “Homeland Justice” ka publikuar të dhënat personale të kreut të shërbimit sekret Helidon Bendo dhe bashkëshortes së tij.

Paralajmërohen të tjera skandale

Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se ditët në vijim pritet të shpërthejnë përgjime sensitive, ku janë të përfshirë politikanë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë “Rama”, ku vetë kreu i qeverisë është në rrezik nga ato që do të publikohen. Prognoza e asaj ç’do të ndodhë duket shumë e keqe.  Përgjime që do të tronditin edhe qeverinë dhe sapo është hapur kapaku i pusetës që do shkaktojë “tërmet” në opinionin publik me korrespodencat e qeveritarëve shqiptarë, të komunikimeve të  mes tyre, me bizneset dhe kriminelët që vërdallosen në oborrin qeveritar. Burimet bëjnë me dije se hakerat iranianë kanë në duart e tyre disa përgjime shumë sensitive, ku ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë “Rama 3”, janë kapur me presh në duar”, duke bërë marrëveshje me krimin e organizuar.

Rama nën “shënjestër”

Gjithashtu këto ditë shpërtheu debati pasi hakerat iranianë nxorën të dhënat personale të kryeministrit, Edi Rama. Hakerat iranianë hynë shumë thellë në sistemet e policisë duke vjedhur të dhëna sensitive dhe ditët e fundit ata kanë publikuar edhe kartelën në TIMS  të shërbimeve sekrete e së fundmi edhe të kryeministrit. Në të dhënat që kanë publikuar hekerat, jepen detaje mbi të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeministrit që nga vitit 2004 e deri më sot. Sipas dokumentit, kryeministri Edi Rama ka dalë jashtë vendit plot 422  herë, kryesisht nga aeroporti i Rinasit.

Të dhënat e shqiptarëve rrugëve

Kujtojmë se dhe pak ditë më parë grupi “Homeland Justice” ka publikuar databazën e makinave shqiptare, i cili përmban listën e automjeteve shqiptare, shasinë e makinës, lloji, targa, emrat, mbiemrat e qytetarëve të cilën i kanë në pronësi dhe njësinë ku ata banojnë. Në dokumentin që ata kanë publikuar janë të ndara me kolona, targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi. Në databazë listohen targat bashkë me emrin të cilit i përket automjeti që ka këtë numër identifikues.  Ky është skandali i radhës që ka të bëjë me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Alarmi i amerikanëve

Amerikanët kanë treguar se situata e Shqipërisë është serioze. “Nëntëdhjetë e pesë për qind e të dhënave të qeverisë shqiptare janë në internet. Ndaj sulmi ishte thellësisht problematik”, tha zyrtari i lartë i SHBA Ritchie Torres. Pra ndryshe nga sa pretendojnë zyrtarët, qeveritarët dhe politikanët shqiptarë, të cilët mohojnë se hakerat kanë marrë dokumente, amerikanët referuar intervistës së zotit Ritchie Torres, e thonë qartë që shumë të dhënë të shqiptarëve janë sot në internet dhe se dëmi financiar është i madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here