Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detajet e rënda se çfarë u gjet në celularin e tij/...

Zbardhen detajet e rënda se çfarë u gjet në celularin e tij/ Shoferi Oriol Lame që shkaktoi tragjedinë me 4 viktima ishte arrestuar dy herë për trafik droge

0
252

Ndërkohë që gjendet në reaminacion dhe lufton për jetën, ndaj shoferit të Fiat Stilo, që u përplas në Itali dhe shkaktoi vdekjen e 4 personave, po ngrihen disa akuza nga ana e policisë, që vijon me intensitet hetimet e atij aksidenti të dhimbshëm, që ka prekur gjithë Italinë dhe vendin tonë.

Pozicioni i Orjol Lames është përkeqësuar dita-ditës në Itali. Fillimisht u zbulua se makina ishte pa dokumentacion, më pas nga analizat u konstatua se ai ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit në momentin e aksidentit. Tani ai duhet të përballet me akuzën e vrasjes në rrugë.

Ndërkohë, kanë dalë në dritë edhe detaje të reja në lidhje më të riun, që shkaktoi vdekjen e gruas së tij, Shane Hyseni, 22 vjeçe, djalit të tyre, Mattias Lame, rreth 2 vjeç dhe motrës e vëllait të 22-vjeçares, 8 e 11 vjeç.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Lame është arrestuar dy herë gjatë dy viteve të fundit. Herën e parë, asokohe 28 vjeç, ai përfundoi në pranga për shpërndarje droge. Në Prill të vitit 2020, karabinierët në Sant’Ilario e kapën me kokainë, heroinë dhe morfinë. Lame u arrestua në flagrancë teksa shkëmbente drogën me një klient.

Në celularin e tij, shqiptari kishte telefonata nga klientë të ndryshëm që kërkonin lëndë narkotike. Herën e dytë, në Shkurt të 2021, ai u arrestua në Campoformido. Karabinierët e arrestuan ndërkohë që gjendej në makinë bashkë me një 51-vjeçar nga Parma, i skeduar nga autoritetet. Ndaj Orjol Lames kishte një urdhër dëbimi, lëshuar në vitin 2020 nga autoritetet në Reggio Emilia. Sipas këtij vendimi, shqiptari nuk duhej të kthehej në Itali para vitit 2025.

Por edhe në këtë rast i riu shqiptar ishte lënë i lirë në pritje të dëbimit të tij nga territori italian. Sipas hetimeve, Lame nuk do të mund të merrte kurrë një patentë italiane. Mbrëmjen e 30 tetorit, ai po i jepte një makine e cila ishte e pasiguruar dhe në emër të një personi që kishte ndërruar jetë.

Si pasojë e aksidentit tragjik, Lame ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Makina që ai drejtonte u përplas me një shtëpi të pabanuar. Gruaja e tij, djali, kunata dhe kunati, 8 e 11 vjeç, ndërruan jetë si pasojë e plagëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here