Liga e Kampioneve mbylli mbrëmë fazën e saj në grupe për këtë edicion, ku u përcaktuan edhe skuadrat që do të vijojnë më tej garën për titullin kampion kontinental. Në duelet e mbrëmshme, nuk kishte shumë dilemma për të zgjidhur, pasi skuadrat kryesore e kishin siguruar kualifikimin që në xhirot e kaluara. Gjithsesi, një enigmë ishte në grupin G, ku Shakhtar Donjetsku ukrainas përballej me Leipzigun gjerman, një ndeshje e fituar nga gjermanët 4-0 dhe që siguruan kalimin e turit si vend i dytë. Në vend të parë qëndron Reali i Madridit, që shpartalloi mbrëmë keqas Sëlltikin me rezultatin e thellë 5-1. Në Europa League si vend i tretë shkon Shakhtari. Në grupin E, Milani shkatërroi Salzburgun 4-0 dhe ?elsi Dinamon e Zagrebit dhe italianët e anmglezët shkojnë më tej, ndërsa austriakët në Europa League. Ndërkohë, në grupin H, Juventusi konfirmoi dhe një herë se është ekip i pathyeshëm në Itali, por jo në Europë. Italianët e nisën mirë ndeshjen me Paris San Zhermen, me golin e Bonuçit, por asistimi i Mesit solli golin e Mbape e më pas shënoi edhe Mendez, duke e përmbysur “Zonjën” 2-1. Po në këtë grup, Benfika u tregua e përbindshme ndaj Makabi Haifas, duke e fituar me rezultatin 6-1. Benfika e PSG shkojnë më tej të kualifikuara, por me portugezët në vend të parë, kurse Juventusi do të luajë në Europa League si vend i tretë. Në grupin G, Mançester Siti e kishte siguruar kualifikimin, ndërsa mbrëmë u përball me Seviljen, duke e mundur 3-1. Edhe Dortmundi e kishte siguruar kualifikimin, teksa mbrëmë u përball me Kopenhagenin, 1-1. Në Europa League si vend i tretë do të shkojë Sevilja.
Ekipet që vinojnë më tej në Champions: Bajern, Inter, Liverpul, Napoli, Totenhem, Eintraht, Porto, Klub Bruzh, Real Madrid, Leipzig, ?elsi, Milan, Paris SG, Benfika, Mançester Siti dhe Dortmund.
Grupi E
Milan-Salzburg 4-0
?elsi-Dinamo Zagreb 2-1
Renditja: ?elsi 13, Milan 10, Salzburg 6, Dinamo Zagreb 4
Grupi F
Kopenhagen-Dortmund 1-1
Mançester Siti-Sevilja 3-1
Renditja: Mançester Siti 14, Dortmund 9, Sevilja 5, Kopenhagen 3
Grupi G
Real Madrid-Sëlltik 5-1
Shakhtar-Leipzig 0-4
Renditja: Real Madrid 13, Leipzig 12, Shakhtar 6, Sëlltik 2
Grupi H
Juventus-Paris SG 1-2
Makabi Haifa-Benfika 1-6
Renditja: Benfika 14, Paris SG 14, Juventus 3, Makabi Haifa 3