Google search engine
Home Politike Roland Bejko zbardh kulisat dhe akuzon çiftin Meta-Berisha po mbajnë gjallë regjimin...

Roland Bejko zbardh kulisat dhe akuzon çiftin Meta-Berisha po mbajnë gjallë regjimin e Ramës, Tabaku del kundër bashkëpunimit të Partisë Demokratike me Partinë Lirisë

0
185

Marrëveshja e nënshkruar pak ditë më parë mes kreut të “Foltores”, Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të garuar me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të 14 majit vitin e ardhshëm, duket se nuk është pritur mirë nga demokratët, sidomos ajoj pjesë që është kundër ish-kryeministrit. Bëhet fjalë për ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar dhe ish-kreun e Partisë Demorkatike të qytetit të Gjirokastrës, Roland Bejko dhe deputeten e PD, Jorida Tabaku. Fillimisht ka qenë zoti Bejko, i cili teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive, theksoi është shprehur se Partia Demokratike është e ndarë dhe kjo sipas tij, jo vetëm për shkak të zgjedhjeve lokale. Madje, Bejko akuzoi Sali Berisha se ndau PD me dhunë, ndërsa shtoi se kreu i “Foltores” dhe ish-presidentin Ilir Meta janë politikanë të konsumuar. “Ne jemi të ndarë jo vetëm për çështjen e zgjedhjeve lokale. Unë nuk jam për bashkim sepse ne na ndajnë aty gjëra kryesore. Problemi është aty është Berishizmi gjallë . E ndau PD me dhunë. Krijoi lëvizjen  e tij të Foltores, që vetëm Rithemelim nuk është. Ne na godasin për të goditur Ramën, imagjino ca opozita bëhet aty.  Qëllimi i tyre është të jenë të parët në opozitë. U bënë bashkë me Metën dhe janë dy karta morale të djegura”, deklaroi ai. Më tej gjatë fjalës së tij, zoti Bejko theksoi se pushtetin e Edi Ramës e mban gjallë Sali Berisha dhe Ilir Meta. “Regjimi i Edi Ramës duhet të ik një orë e më par , po kush e mban regjimin e Ramës në pushtet , e mban Berisha e Meta, sa kohë të jenë ata aty Rama do të jetë në pushtet. Në momentin që do ik Berisha e Meta, në atë moment fillon diskutimi për largimin e Ramës”, nënvizoi Bejko.

Tabaku kritikon Berishën

Por ndërkohë në të njëjtën linjë me Roland Bejko, duket se është rreshtuar edhe deputetja e Partisë Demorkatike, Jorida Tabaku. Kjo e fundit gjatë një interviste televizive,  e ka konsideruar deputetja e PD-së, Jorida Tabaku marrëveshjen e firmosur mes Sali Berishës dhe Ilir Metës për zgjedhjet vendore të 14 majit, si “Përsëritje e të njëjtave gabime”. Madje, Tabaku theksoi se vazhdimisht bëhen të njëjtat marrëveshje, duke theksuar se ajo që i nevojitet PD është që të zgjerojë grupin e njerëzve që i drejtohet. Sipas deputetes, prioriteti kryesor i PD duhet të ishte bashkimi përtej asaj që partia ka dhe përtej asaj që aleatët kanë. “Gabimi i përsëritur që po bëhet tani është fokusimi tek përsëritja e të njëjtave gjëra, duke bërë të njëjtat marrëveshje, duke mos u përpjekur për ta zgjeruar grupin e njerëzve që ne u drejtohemi, shtresës së mesme, njerëzve pa parti, njerëzve që duan të dëgjojnë alternativë, njerëzit të cilët kanë nevojë për argumente, të rinjtë, që e bëjnë PD edhe më moderne, më fleksibël. Nuk e kam parë këtë akoma të ndodhë”, deklaroi ajo. Më tej Tabaku është pyetur nëse do të kandidojë për bashkinë e Tiranës dhe ka theksuar se nuk ka deputet opozitar që ka bërë më shumë kundër Erion Veliajt dhe Partisë Socialiste. Pavarësisht kësaj, Tabaku u shpreh se nuk ka asnjë ambicie të kandidojë për Tiranën, ndërsa ka shtuar se beteja e saj kundër PS dhe Veliajt do të vazhdojë. “Nuk kam asnjë ambicie të kandidoj për Tiranën. Po thosha që është e sigurtë se kam vetëm një kundërshtar, PS dhe Erion Veliaj. Çështja është që ne duhet të jemi aty ku sot fatkeqësisht nuk jemi. Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi”, nënvizoi Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here