Gazetari e thumbon për origjinën, Broja e lë me ‘gisht në gojë’ dhe i bën krenarë të gjithë shqiptarët (Video)

0
372

Armando Broja ka qenë i ftuar në tavolinën e konferencës për shtyp të Chelsea për sfidën e Champions League.

Bomberi shqiptar është pyetur nga një gazetar se çfarë mendon për emigrantët shqiptarë të paligjshëm në Angli. Broja me ftohtësinë më të madhe i ka dhënë një përgjigje gazetarit, ku ka bërë miliona shqiptarë krenarë.

“Nuk kam lexuar shumë për atë që po ndodh, por personalisht gjithmonë e them se jam krenar që vij nga Shqipëria. Prindërit e mi kanë lindur aty, origjina ime është aty. E dashuroj faktin që vij nga ai vend dhe të luaj për kombëtaren është një nder i madh për mua.

Kështu që nuk kam lexuar shumë në internet për emigrantët , por unë mund të flas për veten time dhe jam krenar që vij nga Shqipëria, nga një vend i mrekullueshëm”, është shprehur Broja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here