Duke folur për luksin e shqiptarëve të njohur në botën e krimit që jetojnë në Dubai, gazetari Artan Hoxha u shpreh se ata i shfrytëzojnë në maksimum të mirat materiale që u siguron ky Emirat.
“Ata marrin edhe vajza të ShowBizit. I kanë mundësitë financiare, duan ta shijojnë jetën. I kanë thirru ata të gjithë atje” tha Hoxha.
Duke folur për luksin e shqiptarëve të njohur në botën e krimit që jetojnë në Dubai, gazetari Artan Hoxha u shpreh se ata i shfrytëzojnë në maksimum të mirat materiale që u siguron ky Emirat.
Sipas Hoxhës bosët e krimit shqiptar në Dubai, arrijnë të marrin edhe vajzat e “Showbizit” shqiptar në mënyrë që të shijojnë luksin ashtu siç duan.
Mes të tjerash Hoxha ka theksuar, se një pjesë e mirë e shqiptarëve atje kanë marrë edhe familjet duke u zhvendosur përfundimisht.
“Persona dhe grupe kriminale që prej vitesh luftojnë me njëri tjetrin në Shqipëri, mund t’i gjeje në një ambient të përbashkët në Dubait”, kështu ka deklarua gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në “Abc Live”.
Sipas Hoxhës këto persona në Shqipëri janë në kërkim, dhe në konflikt me njëri tjetrin, por në Dubai nuk kanë mundësi të konfliktohen apo përplasen. Kjo sipas Hoxhës, për shkak të ligjeve dhe penaliteteve të rënda që ka Dubai.







































