Koreografi Dritan Brama tha në një emision se ende Arilena Ara nuk e ka paguar për 3 klipe.
Sipas tij, këngëtarja vazhdimisht i kërkonte të ndryshonte koreografinë dhe nuk binte në një mendje. Brama thotë se në këto kushte edhe kënga nuk klikohet, sepse puna nuk bëhet siç duhet bërë.
“Për shembull, Arilena bën këngë me Noizy-n që të marrë klikime, e sigurt, se Noizy është shumë lart,” – u shpreh koreografi.
Sipas tij, emri i Arilenës nuk e ka ngritur atë, por është ai që i ka dhënë emër këngëtares duke bashkëpunuar në klipin e parë të saj.