Protesta e 12 nëntorit, zbardhen detaje të reja, ja në cilën orë do të fillojë

0
187

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një mbledhje në selinë blu me kryetarët e degëve të PD në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se në mbledhjen me krerët e degëve të Tiranës është propozuar që protesta e 12 nëntorit të mbahet në orën 16:00.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi në këtë mbledhje se 12 nëntori do të shënojë protestën më të madhe që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.

Sipas Sali Berishës, të gjithë shqiptarët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij një orë e më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here