I bëri thirrje Putinit të ndalë luftën në Ukrainë, shahisti me famë botërore në gjendje të rëndë! Çfarë i ndodhi Anatoly Karpov

0
176

Mjeshtri i madh i shahut Anatoly Karpov, i cili i kërkoi Vladimir Putin t’i japë fund luftës në Ukrainë, është në koma në spital pas dëmtimeve serioze në kokë.

71-vjeçari Anatoly Karpov, shahist me famë botërore i cili më vonë u bë deputet, u sulmua në Moskë gjatë natës të shtunën pavarësisht pretendimeve nga autoritetet se dëmtimet i pësou pasi “u rrëzua”.

Ai tani ndodhet në pavionin neurologjik në institutin e Sklifosovsky dhe i është nënshtruar trajtimit mjekësor pasi ra në koma, ndërsa miqtë e tij thonë se ndodhet në gjendje kritike.

Karpov është i njohur si i afërt me Putin por ai bëri thirrje për dhënien fund të luftës në Ukrainë. Ai është një ndër anëtarët e elitës ruse që përfundon i vdekur ose me dëmtime serioze që pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Mënyra sesi Karpov u dëmtua mbetet ende një mister. Andrey Kolavev, kreu i sipërmarrësve rusë, pretendon që ai u godit në kokë teksa po largohej nga godina shtetërore e Dumas.

Kovalev tha se politikani ka një frakturë në qafë dhe u godit në kokë nga një person i paidentifikuar  dhe se u gjet pa ndjenja. Sipas versioneve të tjera ai u dëmtua gjatë një incidenti në shtëpi dhe pati një rënie të pafat. Një tjetër pretendon se ai ishte i dehur gjatë kësaj kohe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here