Google search engine
Home Politike “Qenke si Veliaj, ndryshoni vetëm nga fytyra”, Rakipi kap “mat” Këlliçin: Kush...

“Qenke si Veliaj, ndryshoni vetëm nga fytyra”, Rakipi kap “mat” Këlliçin: Kush janë oligarkët në Shqipëri?

0
240

Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi për oligarkët që mbajnë në pushtet Ramën dhe Veliajn.

Këlliçi nuk tha emrin e asnjë oligarku, madje deklaroi se gazetari është “cinik” dhe “jashtë realitetit” që bën pyetje të tilla, pra që kërkon të dijë se kush janë oligarkët, të cilët opozita i “denoncon” pa thënë emra.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: PD thotë se Tirana i është ndarë 4-5 të pasurve, oligarkëve. Kush janë oligarkët në Shqipëri?

Belind Këlliçi: Je shumë cinik në pyetje. Je shumë jashtë realitetit.
Të sfidoj të më gjesh mua lidhje me një oligark. Unë nuk flas me gjuhën e vjetër dhe nuk vë gjoba. Nuk jam kundër biznesit të ndershëm.

Ylli Rakipi: Ç’lidhje ka kjo me gjobat? Unë po të pyes kush janë oligarkët. Ti nuk paske ndryshim nga Veliaj. Ndryshoni vetëm në fytyrë.

Belind Këlliçi: Fyerje më të rëndë se kjo nuk ka.

Ylli Rakipi: Unë të kërkova emra oligarkësh. Ti ishe në dasmën e tjetrit, ulur me oligarkun në tavolinë.

Belind Këlliçi: Unë kam qenë në dasmën e shokut të forumit dhe kam qenë me gjashtë vetë të forumit.

Ylli Rakipi: Kush janë oliagrkët? Ju bërtisni për oliagrket.

Belind Këlliçi: Unë nuk ju vë gjoba oligarkëve. Kjo është praktikë gjobash.

Ylli Rakipi: Jo dasma e forumit, por dasma e Shkëlzenit. Po flas që rrije me oligarkun.

Belind Këlliçi: Unë nuk ju vë gjoba oligarkëve.

Ylli Rakipi: Ti ke qenë aty me oligarkë, të lani dhe të lyeni.  Si qenka pyetje cinike kur unë pyes kush janë oligarkët? Nuk thua asnjë emër. Do të bëhesh ti kryetar Bashkie nesër?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here