Erion Braçe bën deklaratën e fortë dhe ngre alarmin: Pikat e këmbimit valutor në Tiranë janë kthyer në depozita mbajtëse të parave të krimit të organizuar

0
256

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka ngritur sot një shqetësim në Komisionin e Ekonomisë, ku shprehet se disa pika të këmbimit valuator janë kthyer në depozita mbajtëse të parave të krimit.

“Keni bërë shumë mirë që vendosët limit arke edhe për disa sektor, që sot janë në fokus të shtuar për parandalimin e pastrimit të parave apo aktiviteteve me natyrë kriminale. Organet fiskale rol thelbësor në Luftën ndaj krimit ekonomik duhet të jetë në fokus. Jo vetëm policia të merret me këtë. Ka pika këmbimi valutor në Tiranë, që janë kthyer në depozita mbajtëse të parave të krimit të organizuar. Mjafton të shikoni se si nga një dhomë është blerë apartamenti, sesi nga apartamenti është blerë i gjithë kati”, tha Braçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here