Google search engine
Home Politike Dalin në dritë të tjera fakte kompromentuese për Ilir Metajn, ja e...

Dalin në dritë të tjera fakte kompromentuese për Ilir Metajn, ja e vërteta e dosjes së spiunit, pseudonimet që mbante dhe si u rekrutua nga ish-Sigurimit i Shtetit, flasin protagonistët

0
224

Një njoftim i bërë publik disa javë më parë nga Autoriteti i Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë dhe sot që flasim vendi zien nga debati politik. Zyrtari i lartë thuhet se është ish-presidenti Ilir Meta, sot kryetar i Partisë së Lirisë. Në dokument, autoriteti thekson se emri ka dalë në një nga dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe përpara kësaj situate ai kërkoi ndryshimin e ligjit dhe verifikimin e politikanëve që dolën të pastër në Komisionet e ngritura në vitet ’90. Bëhet fjalë për komisionin Mezini dhe Bezhani, pas 1997-ës, ku Meta ka dalë i pastër dhe është pajisur me certifikatë pastërtie. Autoriteti thekson se politikanë të lartë nuk ndëshkohen dhe ndihmohen nga klauzola se nëse e kanë kaluar filtrin e këtyre Komisioneve atëherë nuk verifikohen. Autoriteti kërkon verifikimin edhe njëherë të politikanëve, çka tashmë është bërë realitet për shkak se ligji është votuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe pritet të sjellë “prerje kokash” në radhët e spiunëve të ish-Sigurimit që u kanë shpëtuar filtrave dhe janë ende pjesë e politikës. Më i rrezikuari nga ligji i ri, është kreu i PL, Ilir Metaj, i cili nëse rezulton se ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit, pritet të përjashtohet nga politika.

Ja e vërteta e dosjes së spiunit Ilir Metaj

Vetëm Meta dhe besnikë të tij janë përpjekur ta cilësojnë këtë si “gjueti shtrigash”, ndërkohë që çdo ditë që kalon shtohen faktet dhe dyshimet se Ilir Meta ka qenë spiunë i ish-Sigurimit të Shtetit. Gazeta “SOT” po sjell sot për lexuesin një përmbledhje të gjithë debatit dhe rrugën që është ndjekur nga ish-regjimi komunist për ta rekrutuar Metën si spiun të ish-Sigurimit të Shtetit. Janë të shumë emrat që flasin për këtë debat dhe tregojnë versionin e tyre se si qëndron e vërteta e dosjes së spiunit Ilir Metaj. Kështu, ish-deputeti Spartak Braho ka treguar pak javë më parë për gazetën “SOT” se si qëndron e vërteta e dosjes së spiunit të ish-Sigurimit Ilir Metaj. “Cilësimi Ilir Metajt si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit e eliminon atë përfundimisht nga politika dhe zelli i tij i madh për të qenë në krye të misionit të integrimit europian të Shqipërisë. Kam bindjen se Ilir Meta nuk ka patur kohë të bëhet bashkëpunëtor i mirëfilltë i Sigurimit të Shtetit, por diçka tjetër e “njollos” ate ne këtë histori. Ambicia, egua, karrierizmi, karakteri i tij i dobët e kanë shtyrë në kohën dhe moshën e rinisë studentore, në marifete informative, denoncuese, si sekretar i rinisë së Fakultetit, të cilat ai regjimi i para viteve 90 ja ka arshivuar dhe ai i mbas viteve 90, ja ka shfrytëzuar, duke e mbajtur peng. Ilir Meta është i pabesë, veti personale të cilën shpesh here ja ngatërrojnë me “pragmatizmin” e tij të paskrupull. Le të bëhet një herë burrë e ti sqarojë paudhësitë që ka kryer ndaj shokëve e miqve në vitet e rinisë e me pas. Kështu mund edhe të shpëtojë të paktën nderin”, deklaroi Braho.

Rekrutimi

Ndërkohë ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit në Kukës, Vlorë dhe Tiranë gjatë viteve 1989-1992, Bujar Hoxha ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën “Sot” për  ato vite dhe për shumë të panjohura të asaj periudhe pas hapjes së debatit për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta si spiun i shtetit. Ai ka zbuluar pak javë më parë se në vitin 1983,  nga institucioni i lartë i Sigurimit të Shtetit doli një qarkore udhëzuese për rritjen e potencialit perspektiv të rrjetit sekret që do shërbente si bazament i rëndësishëm për kualitet informative. Hoxha tregon se porosia ishte që të bëhej kujdes ndaj moshës së adoleshente në shkollat e mesme. Sipas tij, në këtë kuadër porositë ishin të qarta: të rekrutoheshin nga radhët e tyre, kryesisht në vitet e treta dhe të katërta, kandidatura ekselentë që do të bëheshin e ardhmja e vendit. Synoheshin të rekrutoheshin kryesisht në shkencat ekzakte, apo në fusha të tjera të njohura. Qëllimi ishte të përgatiteshin gradualisht dhe të mbeteshin si pika të avancuara për në universitet. Për rastin e Ilir Metës, Hoxha shkruan se në dijeninë e tij I.M ka dalë dëshmitar në atë proces. Ai sqaron se bashkëpunëtorët e SSH nuk dilnin dëshmitarë, pasi sekreti ndaj tyre ishte prioritet. Sipas tij, kjo ndodhte nëpër raste tepër të veçanta, për çështje tepër të ndjeshme si spiunazh, terror, diversion, kabotazh, ku mund te aplikohej një gjë e tillë, por kategorikisht e domosdoshme pëlqimi i bashkëpunëtorit për të pranuar propozimin që i bëhej për të dalë dëshmitar. Hoxha sfidon dhe kryetaren e Autoritetit për Informimin e Dosjeve, që të  zbulojë detaje nga procesi “Bomba” , “Merimanga” dhe grupin e famshëm “Intelektuali” ku, sipas tij del në dritë veprimtaria agjenturore e zbulimit jugosllav dhe grek. Në këto dosje do gjejnë (nëse janë) edhe njerëz të tillë që iu bashkëngjiten politikës shqiptare të orientuar nga këto dy shërbime ish-Sigurimit të Shtetit.

Pseudonimet

Por përmendja e emrit të ish-presidentit Ilir Meta se ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, ka rikthyer edhe njëherë në qendër të debatit historinë e regjimit komunist dhe “krimeve”, përndjekjeve dhe vuajtjeve që iu shkaktua qytetarëve shqiptarë asokohe. Parlamenti dhe politika shqiptare, madje dhe mediat e pozicionuara pranë krahëve politikë shqiptar, prej 30 vjetësh janë kthyer dhe në “gjendje civile” e emrave të dytë të politikanëve, qeveritarëve e zyrtarëve të lartë të shtetit, ne lidhje me ish-të kaluarën e tyre si ish-spiunë të Sigurimit famëkeq të Shtetit të diktaturës komuniste shqiptare. Nuk ka asnjë dyshim tashmë, që shumë prej figurave politike e qeverisëse në Shqipëri, por dhe të krejt strukturave të tjera qendrore e lokale të shtetit, janë kontingjente të ish-sigurimit të shtetit në pozicionin e spiunit. Në dosjet sekrete të ish-Sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka që disa prej tyre i ka zbardhur për herë të parë analisti i njohur Ilir Demalia, sikundër është “nofka që ka mbajtur kreu i Partisë së Lirisë. Sipas zotit Demalia, pseudonimi i spiunit Ilir Metaj ka qenë “Drita”.

Nxjerrja jashtë loje e Metës

Megjithatë fundi politik i Ilir Metës është shumë afër. Gjatë ditëve në vijim ai është gati të nxirret nga politika si “Kim Filbi” i pluralizmit shqiptar. Heqim një paralele me këtë personazh pasi Kim Filbi, nga një anglez i privilegjuar, u shndërrua në fund si tradhtar i kombit të tij, pasi ai punoi fshehurazi si agjent i dyfishtë për shërbimin sovjetik të sigurisë duke shitur informacionet sekrete nga Inteligjenca e vendit të tij për Rusinë. Njësoj si Ilir Meta, ai theksonte se “e donte Anglinë”, duke pretenduar se e ndjente veten “tërësisht dhe në mënyrë të pakthyeshme anglez, dhe se Anglia ishte ndoshta copëza më pjellore e Tokës në gjithë historinë e ideve njerëzore”, por nga ana tjetër e tradhtoi në mënyrë sistematike kombin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here