Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në seancën e sotme në Kuvend, ka deklaruar se ndaj tij ishte planifikuar të zbatohej i njëjti skenar si ai me kryeministrin serb Zoran Gjinçiç, i cili u vra në vitin 2003.
Ndërsa po flitej në lidhje me kontrabandën e mallrave në vend, kryesisht atë të cigareve për të cilën shpesh politikanët malazezë akuzojnë njëri-tjetrin, Abzoviç tha se dijeni për planin kishte marrë nga një diplomat i huaj.
“Një diplomat i huaj më tha se ajo që po përgatitet është i njëjti skenar si me Zoran Gjinxhiçin. Presidenti juaj, Peda Boshkoviç, Konjeviç i vunë një objektiv zotit Zhivkoviç… Kontrabanda e cigareve është klinikisht e vdekur. Unë jam gati të përgjigjem dhe të shkoj në burg, por kjo nuk do ta zgjidhë problemin e kontrabandës. Disa kanë krijuar perandori nga kontrabanda. Katër njerëz humbën jetën për shkak të kontrabandës së cigareve“, tha ai.
Kujtojmë se kryeministri serb Zoran Gjingjiç, u vra më 12 mars të vitit 2003 në oborrin e godinës së Qeverisë së Serbisë.
Gjingjiç ishte kryeministri i parë i Serbisë pas rënies së regjimit të Millosheviçit në vitin 2000 dhe ardhjes në pushtet të opozitës demokratike të Serbisë.