“Kemi aleanca me…”/ Ekspertja okulte zbulon politikanët dhe artistët shqiptarë të lidhur me magjinë e zezë

0
165

Ekspertja okulte, Pranvera Xhafa ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për personazhet e njohur që janë klonuar dhe janë të lidhur me magjinë e zezë. Ajo theksoi se shumë personazhe publikë shqiptarë, përfshirë politikanë dhe këngëtarë janë të lidhur me magjinë e zezë.

“Kemi aleanca me reptilët dhe personazhe publikë që kanë aderuar në shoqëritë e dark magic. Ka politikanë dhe artistë të muzikës, madje dhe me emra ndërkombëtarë. Kjo është fasada që po bie dhe është një gjë e mirë për të kuptuar njerëzit.”, tha ajo duke mos përmendur emra.

Kemi jetuar në një epokë të errët që avash duhet të kuptojmë dhe të lidhim ngjarjet. Shumë njerëz kanë menduar sikur kjo është thjesht një modë që të veshurit e tillë, në fakt është magji e pastër. Madona, Katy Perry kanë qenë priftërinjtë e magjisë së zezë, më të fuqishmit për sa i përket okultit të keq.“, tha ajo.

Ajo komentoi gjithashtu dhe momentin viral të Katy Perry-t, e cila nuk kontrollonte dot syrin teksa ndodhej në skenë dhe e lëvizte në mënyrë të pavullnetshme. Sipas ekspertes, në skenë nuk ndodhej vetë këngëtarja por kloni i saj.

Mirëpo, sipas Pranvera Xhafës që merret me fenomenet okulte, në skenë nuk ndodhej Katy Perry po kloni i saj. Gjatë një interviste ajo shpjegoi se shumë personazhe janë klonuar dhe rasti i Katy Perry-t ku nuk kontrollonte syrin e tregon më së miri këtë gjë.

“Shumë janë robozituar. Kjo është parë tek disa personazhe dhe te Princ Harry dhe Meghan Markle. Kemi shumë të klonuar që marrin pjesë nëpër evente ku personazhi real nuk mund të paraqitet. Kohët e fundit, raca reptile si Katy Perry nuk del dot në publik se iu është prerë furnizimi me ushqimin që marrin.

Janë kthyer në moshën reale dhe janë kthyer në një figurë të tmerrshme për t’u parë. Ky ishte kloni i Katy Perry-t dhe ka një keqfunksionim të procesit normal. Nuk bëjnë dot lidhjen me realitetin. Ka disa mënyra për t’u klonuar por kohët e fundit është bërë si me u prodhuar në fabrikë.

Trupi instalohet dhe futet në një enë me lëndët përbërëse të trupit tonë. Kloni bëhet brenda vitit.“, tha Pranvera. Më pas, ajo përmendi dhe shumë erma të tjerë si aktori hollivudian Brad Pitt dhe këngëtarja Lady Gaga e të tjerë, që sipas të cilës janë klonuar gjithashtu.

“Katy Perry, Madona, Beyonce, Jennifer Lopez kanë përdorur meshkujt si energji, dhe janë kryesisht të rinj. Madona shumë herë ka deklaruar lidhje me meshkuj më të rinj se vetja. Serviren si gjëra normale por është një mënyrë për të kamufluar realitetin e tmerrshëm.

Nuk mundet që një njeri të ruajë të njëjtën formë dhe imazh ndër vite sado që të kujdeset shumë për veten. Raca reptile e arrin këtë, mund të jenë 300 vjeç sepse jetojnë shmë gjatë. Një prej tyre është Brad Pitt. Në një deklaratë ai ka thënë se nuk më kujtohet se sa vjeç jam.”, tha ajo.

“Britney Spears është vrarë dhe klonuar, kemi një tekst ku ajo deklaron për veten se është klonuar.” E pyetur për personazhet shqiptarë, ajo tha: “Tek ne, kemi aleanca me reptilët dhe personazhe që kanë aferuar në shoqëritë e dark magic.  Në politikë kemi por gjithashtu dhe në fushën e muzikës.

Madje dhe emra ndërkombëtarë të llojit tonë.”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here