Google search engine
Home Aktualitet I kërkuar për 137 kg kokainë nga Ekuadori të kapura në Portin...

I kërkuar për 137 kg kokainë nga Ekuadori të kapura në Portin e Durrësit, arrestohet në Vlorë pas 3 vitesh arrati biznesmeni Gentian Malindi

0
252

Biznesmeni Gentian Malindi, i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për kapjen e 137 kg kokainë në Portin e Durrësit në 2019, u kap pas dje pas 3 vitesh arrati. Ndalimi i tij u bë pranë Urës së Gjolës në Vorë nga forcat policore të Komisariatit të Policisë së Vorës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe të Krimit Ekonomik të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. 46-vjeçari po lëvizte me automjetin e tij dhe gjatë ndalimit dorëzoi një dokument identifikimi si shtetas nga Kosova. Pas verifikimeve, rezultoi se dokumenti ishte i falsifikuar dhe se ky person në të vërtetë është Gentian Malindi. Në vazhdim të kryerjes së kontrolleve, atij iu sekuestruan 1050 euro, 11.500, 3 telefona dhe dy dokumente identifikimi të falsifikuara. Përveç akuzave për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, biznesmenit durrsak i shtohet dhe akuza për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të identifikimit.
Lidhja e Malindit me biznesmenët Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni, kapen 2 veta
Në periudhën korrik-tetor 2021, në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” u gjetën në 5 raste lëndë narkotike e llojit kokainë në sasi 43.125 kg në Portin e Durrësit. Ngjarjet janë: në 13 korrik 2021 u kapën 11.675 kg kokainë, në 23 korrik gjenden 6.5 kg kokainë, 29 korrik 2021 u gjetën 7.25 kg kokainë, në 7 shtator kapen 7.7 kg kokainë dhe në 12 tetor 2021 gjenden 10 kg kokainë. Megjithatë, pronarët e kompanisë së tregtimit të frutave Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni u akuzuan dhe për sasinë e madhe të 137 kg kokainë që do të dërgoheshin në Durrës nga Ekuadori në gusht 2019. Policia greke dhe DEA kishin informacion paraprak dhe zëvendësuan 136 kg kokainë në 4 kontenierë me 136 kg oriz në Portin e Pireut në Greqi duke vendosur dhe GPS në 1 kg kokainë. Droga ishte në kontenierët e “Alba Exotic Fruit”, por nga hetimet rezultoi se personi që priste ngarkesën ishte biznesmeni Gentian Malindi, i cili u arratis menjëherë sapo kuptoi që po ndiqej nga policia. Për këtë operacion u prangosën dhe u dënuan, Ardian Bega 53 vjeç dhe Altin Myslihaka, 35 vjeç me 27.6 vite burg nga GJKKO në 3 dhjetor 2021 (15 vite Bega dhe 12.6 vite Myslihaka), por nga gjykimi i shkurtuar ata u dënuan respektivisht me 10 dhe 8.4 vite burg
Ja si DEA dhe policia greke u ngriti kurth trafikantëve, Malindi dërgoi vartësit e tij
Më 19 gusht 2019, 4 kontenierët me banane mbërritën nga Ekuadori, tranzit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontenierët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë, u vendos dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit. Pas tre ditëve lundrim në det katër kontenierët me kokainë në Durrës prekën tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit 2019. Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Gentian Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenierët. Sipas grupit hetimor, ata kanë hapur vetëm kontenierin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre 22 pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.
GJKKO pezulloi hetimet ndaj biznesmenit në 2021
 Në 29 maj 2020, OFL i kërkoi Gentian Malindit  në arrati që të plotësonte formularin e deklarimit të pasurisë. Pas 2 vitesh kërkim, në 15 qershor 2021 GJKKO pezulloi hetimet për trafik droge dhe grup kriminal ndaj Malindit për shkak se nuk po arrestohej dot. Babai i tij, avokati Ilir Malindi i konsideroi akuzat ndaj të birit si sulme politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here