Prokuroria heton “dokumentin sekret” mes Ronaldos e Juves

0
188

Hetuesit kanë gjetur një “dokument sekret” të nënshkruar nga Juventusi dhe Kristiano Ronaldo, ku klubi i premtoi ish-sulmuesit 20 mln euro, pavarësisht njoftimit të rregullimit të pagave gjatë kohës së vështirë të pandemisë së koronavirusit. “Juventusi është nën hetim për kontabilitet të rremë dhe për lajme të pavërteta në treg”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”. Gjiganti i Serie A po dyshohet se ka falsifikuar bilancet për vitet 2019, 2020 dhe 2021, si dhe të drejtorëve, përfshirë presidentin Andrea Anjeli dhe zëvendëspresidentin Pavel Nedved. Të gjithë janë nën hetime dhe një gjë e tillë është konfirmuar nga prokurori në Torino. Kjo nuk është e tëra pasi hetuesit janë duke u munduar të zbardhin rastin se lojtarët nuk kanë hequr dorë në të vërtetë nga katër paga mujore në mars 2020, por ata u paguan për tre muaj pasi kanë nënshkruar dokumente private. Sipas raportimeve, Juventusi i kishte premtuar Ronaldos pagesë prej 19.9 mln eurosh edhe nëse ai largohet nga klubi. Prokuroria në Torino beson se marrëveshja e pagesës mes dy palëve nuk është regjistruar si e rregullt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here