Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shqiptari “i shumëkërkuar”, kreu i një bande të fuqishme

0
227

Arrestohet në Korfuz një shqiptar i shumëkërkuar që u vu në pranga në Kasiopi, në zonën më të afërt me Shqipërinë.

35-vjeçari është i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për vrasje me dashje nga Gjykata e Athinës, ndërsa akuzohet se në bashkëpunim me dy shqiptarë të tjerë, në 11 dhjetor 2016 ka vrarë në Athinë një shtetas afgan.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Poro”.

I dënuar me 15 vjet burgim, për disa vepra penale të kryera në Itali, lokalizohet në fshatin Poro dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 52-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, mbështetur dhe në inteligjencën informative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Poro”.

Si rezultat u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Adriatik Budani, 52 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

Gjykata e Apelit, Brindizi, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here