Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin David Kiri, vëllai i të cilit u konfliktua mbrëmjen e kaluar me shtetasin Kristian Fermosi.
Nga raportimet e mëhershme në media, mësohet se Kristian Fermosi qëlloi me armë zjarri drejt makinës “Touareg”, ku ishin dy vëllezërit, Ardian Kiri dhe David Kiri.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Skëndërbeg” në Shkodër, rret orës 23:00. Pas një konflikti mes vëllezërve dhe Fermosit, ky i fundit qëlloi me armë zjarri pistoletë drejt mjetit së Ardian dhe David Kirit.
Autori ka qenë në një makinë në lëvizje, ndërsa ka qëlluar në shënjestër të makinës së dy vëllezërve me targa angleze.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërkohë policia është vënë në kërkim të Kristian Fermosit i cili menjëherë pas ngjarjes u largua.








































