Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh pas takimit me kreun e PD-së Sali Berisha se do të ketë referendum dhe primare. Meta sqaroi se Partia e Lirisë ka kandidatë që premtojnë për komunitetin e tyre, që do përfshihen në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës.
“Kjo histori është zgjidhur, referendum dhe primare. Jemi në një sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë, i opozitës së vërtetë që do të triumfojë dhe kryetari i ardhshëm i Këshillit të Bashkisë, parlamentit të Tiranës, do të bëj një spektakël në pak muaj. Partia e Lirisë respekton primaret, është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces, kudo në si parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë për komunitetin e tyre, do i përfshijnë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët të respektojnë njëri-tjetrin”, u shpreh Meta.









































