Google search engine
Home Sport Partizani i fazës së parë, lider në tabelë e pa humbje në...

Partizani i fazës së parë, lider në tabelë e pa humbje në transferta

0
172

Kampionati në Kategorinë Superiore mbylli nëntë xhirot e para të tij, ku ra në sy dominimi i Partizanit si lider në renditje, me 19 pikë, katër pikë më shumë se Erzeni dhe Tirana që ndajnë respektivisht vendin e dytë e të tretë. Natyrisht, kampionati është ende i gjatë dhe nuk përjashtohet mundësia e të papriturave në vazhdim, por për momentin skuadra e kuqe ka treguar qëndrueshmëri dhe është shfaqur si favorite kryesore për titull këtë sezon. e pranojnë edhe specialistët që Partizani ka zhvilluar një fazë të parë shumë të mirë. “Demat” kryesojnë kampionatin shqiptar me 19 pikë, katër më shumë se ndjekësit Erzeni&Tirana. Por kjo ka rëndësinë e vet dhe detajet marrin më shumë vlerë. Kështu, ekipi i kuq ka pësuar vetëm shtatë gola në nëntë ndeshjet e para, statistikë ku ka dhënë kontributin e tij edhe Eneo Bitri, një nga lojtarët e ftuar nga Edi Reja për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite. Në “Supersport”, janë publikuar statistikat e 26-vjeçarit të skuadrës kryeqytetase. 26-vjeçari ka shënuar një gol, ka realizuar me sukses 86% të aksioneve në të cilat ka marrë pjesë, ndërkohë që ka fituar 74% të dueleve ndaj lojtarëve kundërshtarë. Bitri është i fortë edhe në luftën në ajër falë shtat lartësisë së tij, duke fituar 78% të dueleve ajrore. Ndërkohë, duhet thënë se Partizani është ekipi që i ka në ekuilibër repartet, që shënon rregullisht dhe pëson pak, di të menaxhojë rastet dhe situatën kur është në avantazh apo në disavantazh. Me pak fjalë, Parrtizani i këtij sezoni është skuadër që meriton në analizohet dhe nuk është rastësor në vend të parë. problemi i vetëm i tij ishte humbja në derbi me Tiranën, por si duket këtë situatë të sikletshme klubi i kuq e kaloi pa ndonjë problem dhe pa pasoja për vazhdimësinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here