Gjykata rrëzon kërkesën e Agron Shehajt, zbardhet vendimi i fundit

0
183

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë “We-Web” në pronësi të biznesmenit Agron Shehaj, mbi heqjen e bllokimit të ambienteve të punës nga policia me mbishkrimin “Vendngjarje mos kalo”.

Sipas gjyqtares Aferdita Maho, objekti i kërkesës nuk është konform ligjit.

Kompania ofron shërbim programim IT. 170 punonjës janë pa pune sipas avokatit. Ndërkohë dëmi i kompanisë është i madh dhe rrezikon falimentimin sipas avokatit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi këtë të enjte, se policia ka mbyllur biznesin e tij dhe ka sekuestruar ambientet në të cilat operonte, pa asnjë leje apo urdhër nga Prokuroria.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Shehaj u shpreh se forcat e policisë kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar, pa asnjë mandat ligjor.

Sipas tij, pas kësaj qëndron kryeministri Edi Rama, i cili kërkon që me këto akte dhune dhe përdorimin e policisë, t’i mbyllë gojën atij dhe kujtdo deputeti të opozitës që ngre zërin kundër qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here