Google search engine
Home Politike “Do ia fus ligjet për ‘despiunizimin’ atje ku i shijojnë”/ Metën e...

“Do ia fus ligjet për ‘despiunizimin’ atje ku i shijojnë”/ Metën e lëshojnë nervat, kërcënon hapur Ramën dhe Bashën: Do të përfundojnë si Musolini me dashnoren e tij… (Të ekzekutuar)!

0
146

I ashpër ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kur u pyet sot për mundësinë e largimit nga politika pas miratimit të ligjeve për verifikimin e politikanëve si spiunë. Ai kërcënoi Kryeminsitrin Rama tha Lulzim Bashën, të cilin i quajti ‘Musolini dhe dashnorja e tij Klareta’, se do të përfundojnë si këta të dy. Musolini dhe Klareta u ekzekutuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ligjet që bën djali i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolëkës do t’ia fus atje ku i shijojnë më shumë atij. Të gjitha ata që besojnë se do të mund të ekzekutojnë pluralizmin  Musolinit dhe Klaretës, këtë fat do të kenë. Ju e dini kush është Klareta e politikës shqiptare? Është ai i 17 majit.  Sa i përket dosjeve, ju e dini shumë që ajo çështje është e mbyllur.  Parlamenti i Tiranës sa të mblidhet i ka gati komisione hetimore. Dhe një komision është korrupsioni në Bashkinë e Tiranës sa i përket autoritetit të dosjeve.  Sa i takon ‘Ramabashistëve’ vrimë miu nuk do të ketë ku të futen. Nuk bëhet fjalë vetëm për dinjitetin tim por për dinjitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Piktori i sigurimit të Shtetit Edvin Kristaq Rama do të përgjigjet një më një”, tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here