Google search engine
Home Aktualitet Deizi Arapi dhe Marsel Buçi shoqërohen në komisariat, pezullohet nga detyra shefi...

Deizi Arapi dhe Marsel Buçi shoqërohen në komisariat, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Devoll

0
315

Devoll: Pezullohet nga detyra shefi shefi i krimeve në komisariatin e Devollit. Ndaj tij është ngritur akuza për veprën “kryerja e veprimeve arbitrare”.

Mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në komisariat Deizi Arapi dhe Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit. Gjatë konfliktit në komisariat mes palëve, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati i cili ka qenë prezent në ambjentet e jashtme të komisariatit për tu interesuar për ngjarjen.

Sipas burimeve nga policia, Marsel Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast.

Mësohet se shefi i krimeve është pezulluar për 3 ditë deri sa të vendoset përfundimisht nga hetimet nëse do të ketë shkelje të tij apo do të rikthehet në punë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here