Google search engine
Home Politike Dosjet e ish-Sigurimit do të hapen plotësisht, miratohet amendamenti nga PD, ja...

Dosjet e ish-Sigurimit do të hapen plotësisht, miratohet amendamenti nga PD, ja skema që do ndiqet për të zhdukur Sali Berishën dhe Ilir Metën nga politika

0
199

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e drejtuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj kanë rënë dakord për të hapur në mënyrë të plotë dosjet e Sigurimit të Shtetit. Dje në Kuvend u diskutua sa i takon ndërhyrjeve në ligjin për Autoritetin e Dosjeve, projektdraft ky që është votuar me plot vota. Falë këtij vendimi të Parlamentit, hapet rruga për të pastruar politikën nga spiunët e ish-Sigurimit dhe ish-funksionarët e PPSH, kjo pasi jovetëm që lejohet ndërhyrja në ligjin e dosjeve, por falë këtij ligji të ri do t’i jepet dritë jeshile autoriteteve që të shfuqizojnë komisionet “Bezhani’” dhe “Mezini”, që vite më parë ka dhënë certifikata pastërtie për shumë politikanë që kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe regjimit komunist. Dy prej emrave më të lakuar që janë ende në politikë dhe iu kanë shpëtuar filtrave janë ish-presidentit Ilir Metaj dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit akuzohet se ka qenë Sekretar I Partisë së Punës, ndërsa ish-presidenti Metaj, spiun i ish-Sigurimit. Kështu që me hapjen rrugë të bërjes transparencë të dosjeve dhe ndryshimeve në ligj, tashmë kambanat bien për çiftin Metaj-Berisha, që nëse ka vullnet nga autoritetet dhe gjatë hetimeve del që ata kanë qenë pjesë e strukturave të nomenklaturës komunist, ata rrezikojnë të përjashtohen nga politika dhe vendimmarrja publike.

Çfarë ndodhi dje në prapaskenë?

Ndërkohë pak para se të votoheshin dje ndryshimet në ligjin e dosjeve me konsensus, kryetari i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj iu ka dërguar deputetëve demokrat një mesazh. Në mesazh theksohet se do të votohet pro projektligjit për hapjen e dosjeve dhe PS ka pranuar amendamentet. “Të nderuar kolegë, Pak më vonë është votimi për ligjin e dosjeve. Amendamentet e GP te PD u morën parasysh nga PS, duke u tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm i tyre dhe duke siguruar hapjen e plotë të dosjeve dhe deklasifikimin e tyre. Pas aprovimit të të gjitha amendamenteve tona, GP i PD do të votojë PRO projektligjit. Lutem për deputetët që nuk janë prezent në sallë që të vijnë për këtë votim të rëndësishëm, për një çështje që PD e ka patur betejë që nga themelimi i saj”, thuhet në mesazhin e Alibeajt.

Balla falënderon Alibeajn dhe thumbon çiftin Meta-Berisha

Ndërkohë, dje kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka falënderuar Enkelejd Alibeajn për atë që e quajti përmirësimin e nismës për Lustracionin, me propozimin e dorëzuar në Kuvend. Balla u shpreh se Lustracioni është i nevojshëm dhe se nuk mund të lejohet që ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të jenë sot në majën e piramidës së pushtetit. Madje, Balla “shënjestroi” dhe njëherë kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke etiketuar fuks. “Besoj që çdo shqiptar që na ka besoj e sheh ngjitjen e bashkëpunëtorëve të Sigurimit në majat e piramidës shtetërore, të na kërkojnë sot çelësin e parë. Kemi propozuar heqjen e një pengesa ndërsa propozimi i PD për të hequr çelësat e tjerë. Iniciuam sot projektiligjin nga propozim i Autoritetit të Dosjeve që konkludoi se pengesa e nenit 29 paragrafi 4 ishte pengesë e pandershme dhe e paligjshme. Kur ngre një institucion lustracioni nuk mund të thuash se nuk mund të ketë riverifikim. Nuk mund të lejojmë të keqen të bëjë moral e ata që i kanë spiunuar shokët e miqtë të ngjiten në hierarkinë shtetërore. Jemi mbledhur për të miratuar ndryshimet. Duhet ti japim mbështetje të plotë Autoritetit të Informimit që janë vënë në shënjestër të non gratën e bashkëpunëtorin e tij që hedhin baltë mbi dy zotërinj të nderuar, përfaqësues të shoqatave të ish të përndjekurve”, deklaroi ai. Ndërkohë, po dje gjatë një prononcimi për emisionin “Opinion”, Balla tha se do të ketë ndryshime dhe në ligjin e dekriminalizimit që të ndalojë bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit të mos futen në Parlament. Po ashtu, një tjetër ligj do të ndalojë që këta individë të mos zgjidhen as kryetarë të forcave politike. I ndalur te akuzat ndaj Ilir Meta, Balla tha se jo vetëm Meta ka qenë bashkëpunëtor të ish-sigurimit dhe aktualisht ushtron detyrën në funksione të larta. “Nesër ne do të vazhdojmë me dy ligje të tjera,ndryshime në ligjin për integritetin e personave që zgjidhen ose emërohen, ose ligji i dekriminalizimit. Që do të thotë se ish-bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të mund të zgjidhen më në funksione publike. Tjetri, procesi i verifikimit të bëhet në një kohë të mjaftueshme që KQZ mund të veprojë. Ligjit do të ketë prapaveprim, një deputet që ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit do të i hiqet mandati. Bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit nuk do të lejojnë të jenë as kryetarë të partive politike”, nënvizoi Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here