“Topi i Artë” i Benzema “hall” për Real Madrid/ Spanjollët duhet t’i paguajnë shumën e majme…

0
159

Karim Benzema ia doli të fitonte Topin e Artë të parë në karrierën e tij, pasi ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm për Real Madird.

Megjithatë, suksesi i tij nuk ka lumturuar vetëm madrilenët, por edhe Lyon. Kjo për shkak se në marrëveshjen që çoi në Madrid Karim Benzema, kishte edhe një klauzolë për fitimin e mundshëm të Topit të Artë nga francezi. Tani, 13 vjet më vonë siç raporton L’Equipe, Real Madrid do të duhet të derdhë në arkat e klubit francez 1 milion euro.

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas nuk ka pasur kurrë dyshime dhe ka qenë gjithmonë i bindur se Benzema do të fitonte çmimin e lakmuar. Për 73-vjeçarin, ky triumf është një burim krenarie.

“Është një burim i madh krenarie dhe emocioni, sepse Karim është një fëmijë nga Olympique Lyon. E kemi parë të rritet këtu. E kemi parë të ketë sukses pothuajse në gjithçka që ka ndërmarrë.”- tha ai pas ceremonisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here