Këngëtarja e njohur Rihanna po vijon me projektet në fushën e muzikës. Ajo ka incizuar dy këngë të reja për filmin e ardhshëm, “Black Panther: Wakanda Forever”. Albumi i tetë i këngëtares i incizuar në studio, “Anti”, doli në treg në vitin 2016 dhe nga atëherë, Riri i ka ngacmuar fansat me publikimin e materialeve të reja muzikore. Megjithëse ende nuk është konfirmuar ndonjë datë e lançimit të albumit të ri të këngëtares, adhuruesit do të kenë mundësi ta shijojnë performancën e saj në kampionatin e futbollit amerikan “Super Bowl”, në shkurt të vitit të ardhshëm. Dhe sipas portalit “HITS Daily Double”, bëhet e ditur se ylli i hitit “Diamonds” i ka incizuar disa këngë të reja, të cilat pritet të përfshihen në filmin e ardhshëm të studios “Marvel” që lançohet nëpër kinema më 11 nëntor të këtij viti, “Black Panther: Wakanda Forever”. Gazetari i “New York Times”, Kyle Buchanan deklaroi se një prej këtyre këngëve mund të shërbejë si kolonë zanore e filmit.










































