Google search engine
Home Bota Rajoni Mediat gjermane: Gati batalioni për të parandaluar skenarët destabilizues të Putin në...

Mediat gjermane: Gati batalioni për të parandaluar skenarët destabilizues të Putin në Ballkan, ja si po krijohet në fshehtësi të plotë me ndihmën e NATO ushtria në kufi me Shqipërinë

0
126

“Në Kosovë, me ndihmën e shumicës së vendeve të NATO-s, po formohet një ushtri lokale. Megjithatë, aleanca heziton të flasë për përfshirjen e saj në formimin e asaj ushtrie”, shkruan gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ngre frikën se Kremlini mund të provokojë gjithashtu konflikte në Ballkan dhe një ndër arsyet e tij të shumta mund të jetë vetëm për të provokuar forcat e rralluara të NATO-s atje. Aleanca në rajon ka kohë që është e përfaqësuar ushtarakisht aq fuqishëm sa në vitet nëntëdhjetë, pra në fillim të këtij shekulli. Në BiH, njësitë nën komandën e NATO-s, me synimin e zbatimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, dikur numëronin pothuajse 60,000 ushtarë. Që nga viti 1999, 50,000 ushtarë janë vendosur në trupat mbrojtëse të KFOR-it në Kosovë. Ka mbetur pak nga kjo. Situata e sigurisë në rajon u konsiderua aq e qëndrueshme për vite me radhë sa që një prani gjithëpërfshirëse ushtarake perëndimore nuk dukej më e nevojshme”, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Formimi i ushtrisë në Kosovë

Gazeta gjermane kujton se pas 24 shkurtit të këtij viti, EUFOR aktivizoi një “rezervë operacionale” për BiH-në prej rreth 500 ushtarësh nga vende të ndryshme anëtare të BE-së. Përveç luftës, shkak, siç u tha, ishte edhe retorika e Milorad Dodik, i cili së fundi u rizgjodh president i Republikës Srpska në zgjedhje. “Një politikan që simpatizon hapur presidentin rus ka njoftuar se do të ndërmerren hapa për t’u ndarë nga shteti, si krijimi i ushtrisë së tij”. Në rast shtrëngimi të mëtejshëm, Eufor mund të aktivizojë një ‘rezervë strategjike’ me 800 ushtarë të tjerë të armatosur. Megjithatë, këto nuk janë shifra të mëdha. Prania ushtarake perëndimore në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë është kryesisht një sigurim psikologjik i ndjenjës së sigurisë për popullatën, nën moton: nuk jeni të harruar”. “Dallimin kur është fjala për Kosovën e bën sidomos prezenca amerikane në bazën Bondsteel jo larg kufirit me Serbinë. Përveç kësaj, me ndihmën e shumicës së vendeve të NATO-s, jo vetëm Bundesëehr-it, i cili aktualisht ka rreth 70 ushtarë në Kosovë atje po formohet një ushtri lokale. Për shkak të qëndrimit të fuqishëm proamerikan të popullatës shqiptare në Kosovë, ato forca të armatosura ndoshta do të ishin partnerë të besueshëm të politikës së sigurisë së NATO-s në rajon”.

 Pse NATO nuk reagon

Megjithatë NATO-ja heziton të flasë për përfshirjen e saj në formimin e asaj ushtrie, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung me vlerësimin se ka të bëjë me planin e paqes të ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari: “Si negociator, ai prezantoi plani për pavarësinë e Kosovës në Kombet e Bashkuara në vitin 2007”. Kjo u bë baza për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008, e cila u mbështet në masë të madhe nga Perëndimi. Në planin e Ahtisaarit nuk përmendej ushtria, të paktën jo me atë emër. Në vend të kësaj, plani kërkonte ‘njësi sigurie shumë-etnike’. Siç u tha, ato duhej të ishin një lloj organizate për ndihmë teknike me maksimum 2500 anëtarë, e cila do të angazhohej kryesisht në rast të fatkeqësive natyrore. Bëhej fjalë kryesisht për ish-vullnetarët shqiptarë të Kosovës, pjesëtarë të forcave të parregullta.

Bundesëehr ka një nga rolet kryesore

Në formimin e ushtrisë së Kosovës janë përfshirë disa ushtri perëndimore dhe, siç vlerësohet në tekst, “Bundesëehr-i luan një rol udhëheqës”. “Në vitin 2018, ai vendosi më shumë se 40 automjete terreni të tipit “Ujku”, duke përfshirë edhe punëtorë, si “shprehje e dukshme e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Bundesëehr-it dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës”. Për dhjetë vjet duhet të përfundojë formimi i njësive. Në të njëjtën kohë, në bisedimet jozyrtare në Berlin, nuk kontestohet se sipas planit të Ahtisarit, Kosova në fakt nuk duhet të ketë ushtri. “Prandaj nuk flasim për këtë”, thuhet për rolin e NATO-s në ndërtimin e ushtrisë së Kosovës”. “Në Prishtinë konfirmojnë se ka një shkëmbim të drejtpërdrejtë me Bundesëehr-in”. Kur bëhet fjalë për stërvitjen ushtarake, Bundeswehr ofron trajnime logjistike, trajnime të policisë ushtarake ose trajnim për çminim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here