Google search engine
Home Aktualitet Çfarë ndodhi me Laerin? Zbardhet dëshmia e shokut të 32-vjeçarit, tregon detajin...

Çfarë ndodhi me Laerin? Zbardhet dëshmia e shokut të 32-vjeçarit, tregon detajin e rëndësishëm të kësaj ngjarje: Efektivët iu vunë pas sapo ai zbriti nga makina

0
117

Të tjera detaje janë mësuar rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë ku një 32-vjeçar ndërroi jetë pasi u kap nga policia.

Ende nuk dihet ekzaktësisht se si vdiq i riu, me institucione të ndryshme që thonë versione të ndryshme.

Sipas informacioneve të mësuara, Lear Kurti po lëvizte me automjetin e tij sëbashku me një shok pranë Spitalit Ushtarak. Në atë moment ai ka zbritur nga makina, por sapo ka vënë re patrullat e policisë, ka nisur të vrapojë.

Menjëherë efektivët i janë vënë në ndjekje deri kur e ndaluan në zonën e Don Boskos. I riu ka filluar të ndjehet keq dhe disa minuta pas mbërritjes në Komisariatin nr.3 gjendja e tij është përkeqësuar dhe më pas ka ndërruar edhe jetë. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës, por sipas mjekëve pa shenja jete dhe është dërguar menjëherë në morg.

Në dëshminë e shokut me të cilin ishte në momentin që ndodhi ngjarja, ai deklaroi se e la Kurtin në atë vend pranë një pike shërbimesh telefonike dhe do rikthehej me makinë ta merrte. Pas ngjarjes është shoqëruar nga Policia dhe ka deklaruar se miku i tij vuante nga një sëmundje e rëndë e pashërueshme. Më tej ai ka shtuar se disa javë më parë, ka shfaqur të njëjtat shenja dhe ai e ka çuar pranë Spitalit të Traumës.

Bazuar në këtë dëshmi, hetuesit dyshojnë se ngjarja është pasojë e gjendjes së tij shëndetësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here