Google search engine
Home Aktualitet Rikthehet sistemi TIMS në pikat doganore

Rikthehet sistemi TIMS në pikat doganore

0
117

Pas gati dy orësh është rikthyer sistemi TIMS në të gjitha doganat në juglindje të Shqipërisë.

Burime për Abc bëjnë me dije se për 1 orë e 40 minuta në doganën e Kapshticës, atë të Kakavijës dhe në Portin e Durrësit nuk funksiononte sistemi TIMS i cili u fik me urdhër nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Pavarësisht se sistemi TIMS nuk funksiononte për kalimin e qytetarëve u veprua manualisht dhe nuk pati probleme në krijimin e radhëve.

Kujtojmë se një muaj më parë, pati një rënie të sistemit TIMS në dogana dhe shkak ishin sulmet kibernetike. Pritet një njoftim zyrtar për të përcaktuar se çfarë problemi ka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here